Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qeveria e Kosovës me shpenzime të fryra për mbushje të telefonave mobil. Ja shifrat…

by te Sheshi
16/07/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Qeveria e Kosovës me shpenzime të fryra për mbushje të telefonave mobil. Ja shifrat…

Nga Bashkim Kastrati

Qeveria e Kosovës vazhdon të shpenzojë paratë publike për privilegje, si për telefona mobil, vetura të shtrenjta, meditje të majme, karburant pa asnjë evidencë të shpenzimeve etj.

Vetëm në vitin 2014, ministritë kanë harxhuar hiç më pak se 145 mijë e 204 euro për mbushje të telefonave mobil. Ndërsa shqetësues është fakti se ka trend të rritjes së këtyre shpenzimeve. Për dallim nga viti 2014, në vitin 2013 janë shpenzuar 136 mijë e 526 euro, ndërsa në vitin 2012 janë shpenzuar 127 mijë e 934 euro. Pra shihet rritje e vazhdueshme në tri vitet e fundit.

Këto të dhëna janë pjesë e raportit të Institutit GAP për shpenzimet e kësaj natyre që i bën Qeveria e Kosovës.

Duke u bazuar në të dhëna zyrtare që ky institut ka marrë nga ministritë përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, shpenzimet që ka bërë secila ministri për telefona mobil janë:

Shpenzimet per mbushje te telefonave mobil nder vite

Ministria e Diasporës 11 mijë e 71 euro
Ministria e Integrimeve Evropiane 9 mijë e 566 euro
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë 9 mijë e 467 euro
Ministria e Shëndetësisë 9 mijë e 374 euro
Ministria e Administratës Publike 9 mijë e 3 euro.
Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal 8 mijë e 928 euro
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 8 mijë e 827 euro
Ministria e Infrastrukturës 8 mijë e 658 euro
Ministria e Zhvillimit Ekonomik 8 mijë e 605 euro
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 8 mijë e 585 euro
Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural 8 mijë e 432 euro
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 7 mijë e 956 euro
Ministria e Punëve të Brendshme 7 mijë e 166 euro
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 6 mijë e 981 euro
Ministria e Forcës së Sigurisë 6 mijë 944 euro
Ministria e Financave 6 mijë e 671 euro
Ministria e Drejtësisë 5 mijë e 965 euro
Ministria për Kthim dhe Komunitete 2 mijë e 997 euro

Siç shihet ka dallime të mëdha ndërmjet ministrive, ka ministri që harxhuar mbi 11 mijë euro, ndërsa ka ministri që ka harxhuar rreth dy mijë euro.

Ka raste kur një zyrtar harxhon me qindra euro për telefon mobil brenda një muaji, e që praktikisht është goxha e çuditshme që mund të shpenzohen të gjitha ato para brenda një muaji. Por në rastet kur mbushja jepet direkt (fizikisht) ka dyshime se ato mund t’i jepen edhe dikujt tjetër për shfrytëzim.

Ndërkohë, deri sa bëhen të gjitha këto shpenzime për telefona mobil, dreka dhe darka, meditje dhe vetura, me taksa të tatimpaguesve, një pjesë e qytetarëve vazhdon të jetojë në varfri të skajshme, më me pak se një euro në ditë për person.

Reduktimi i shpenzimeve të “luksit” i domosdoshëm

Isuf Zejna nga instituti Demokratik i Kosovës ka thënë për tesheshi.com se Qeveria e Kosovës dhe institucionet publike në përgjithësi, në vazhdimësi kanë abuzuar me artikujt e konsideruar si luksoz të tilla si drekat zyrtare, shpenzimet e karburanteve apo edhe shpenzimet telefonike.

“Në Kosovë pa nevojë harxhohen shuma të mëdha nga buxheti i Kosovës për këto artikuj dhe sidomos telefonat zyrtarë. Këto shpenzimet mbulohen blanko. Për këtë çështje Qeveria do të duhej të ketë kujdes që zyrtarëve të vet t’i mbulojë vetëm ato shpenzime të cilat janë bërë për nevojat e institucionit. Në këtë mënyrë do të përjashtoheshin shpenzimet nga thirrjet private.

Ai pret nga Qeveria Mustafa që të ndërmerr hapa konkret që të reduktohen shpenzimet dhe të mos keqpërdorën paratë e tatimpaguesve.

“Qeveria ka premtuar se do të ulë këto shpenzime dhe ne presim që të shohim rezultatet eventuale të kursimeve pas një periudhe të arsyeshme kohore, e cila besoj se do të duhej të reflektohej në raportet e auditivit”, thotë Zejna.

Kuvendi duhet të kërkojë llogari nga qeveria për këto shpenzime

Se harxhimet e tilla janë të tepruara dhe të panevojshme, e thotë edhe Myzejene Selmani, ekonomiste dhe ish-kryetare e Komisionit për Ekonomit në Kuvendin e Kosovës.

“Shpenzimet të cilat arrijnë shifrat prej 145 mijë eurove brenda një viti që janë harxhuar nga ministritë jep me tregu se vakumi politik dhe mosmiratimi i shqyrtimit të buxhetit për vitin 2014 ka lënë hapësirë kohore  dhe linjat buxhetore kanë ndryshuar pa miratim në Kuvendin e Kosovës”, theksoi Selmani.

Ajo thotë se është detyrë e Kuvendit të Kosovës dhe Komisioneve përkatëse të Kuvendit që të shqyrtojnë seriozisht shpenzimet e këtij lloji, pasi që duke marrë parasysh gjendjen e përgjithshme ekonomike, sigurisht që janë të shumta.

“Sa është kujdesur ish-qeveria dhe kjo qeveri tash për taksat e qytetarëve mbetet për t’u dëshiruar. Kur dihet se ato nuk janë paratë e asnjë subjekti politik, por taksat e qytetarëve. Kuvendi duhet të jetë më shumë kërkues që qeveria të jep llogari për çdo cent të harxhuar”, ka thënë Selmani.

Ministri i Financave Avdulla Hoti, kur e ka marrë detyrën është zotuar së shpenzimet për vetura dhe disa shpenzime tjera, do të reduktohen në mënyrë që të kursehet buxheti. Një iniciativë e tillë ka filluar me veturat zyrtare, ndërsa mbetet të shihet në raportet njëvjeçare se a ka pasur më të vërtetë ulje të shpenzimeve. /tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Një rast krejtësisht ndryshe :pinguini s’di të notojë, merr leksione nga një njeri

Një rast krejtësisht ndryshe :pinguini s’di të notojë, merr leksione nga një njeri

Rama paraqet reformën për Pronën, akuzon sistemin e Drejtësisë për masakër

FOTO/E parregulluar  dhe e pandryshuar që në vitin 1950, shtëpia del në shitje

FOTO/E parregulluar dhe e pandryshuar që në vitin 1950, shtëpia del në shitje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni