Për ta përmirësuar gjendjen në arsimin e Kosovës kabineti qeveritar i ka rekomanduar presidentes së vendit, Atifete Jahjaga që kjo e fundit të autorizojë Ministrinë e Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Botërore për Projektin e Përmirësimit të Sistemit të Arsimit në Kosovë, i cili ka për qëllim forcimin e sistemeve të përzgjedhura që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë, llogaridhënies, efikasitetin e arsimit në vend.
Po ashtu është aprovuar edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për heqjen e ndërsjellë të vizave hyrëse për bartësit e pasaportave diplomatike dhe shërbimit, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, e cila përveç rëndësisë në përmbajtjen e saj, do të avancoj edhe më tutje marrëdhëniet ekzistuese shumë më të mira ndërmjet dy vendeve./tesheshi.com/