Partnerët e koalicionit PDK-LDK kanë nisur të shfaqin dallime edhe sa i përket marrëveshjes për shënimin e vijës së kufirit me Malin e Zi. Kështu të paktën shkruajnë mediat kosovare.
Por, ndaj një shkrimi të tillë ka reaguar qeveria, e cila mohon një gjë të tillë.
Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se koalicioni aktual qeverisës ka qëndrim plotësisht unik dhe të pandryshueshëm, sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Ky koordinim është funksional i bazuar në argumente dhe si i tillë pragmatik dhe i dobishëm në raport me marrëdhëniet tona me BE, SHBA dhe gjithsesi edhe me përpjekjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Abdullahu. /tesheshi.com/