Qeveria e Kosovës miratoi draft koncept dokumentin për plotësim-ndryshimin e ligjit për shëndetësinë, i cili parasheh fondin për sigurime shëndetësore.
Ky koncept dokument adreson nevojën e rregullimit të çështjeve bazike në sektorin e shëndetësisë kosovare.
Ky rregullim do të sigurojë ofrim të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Qeveria thotë se përmirësimi i cilësisë dhe efektshmërisë së shërbimeve shëndetësore, është një nga prioritetet kryesore strategjike të saj. /tesheshi.com/