Edhe pse është ndër zërat më kritikë ndaj qeverisë, Mark Marku do ndihmohet financiarisht prej saj për një operacion delikat në zemër.
Kështu, Këshilli i Ministrave ka firmosur një dokument për të dhënë një ndihmë financiare prej 10 milionë lekësh opozitarin e ardhur nga fusha e letrave.
Në vendimin e firmosur nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, bëhet me dije se këto para do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për mjekimin e Markut, i cili ka kryer ndërhyrje në zemër.
“Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit,” thuhet në vendimin që specifikon se fatura e shpenizmeve do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Mësohet se ish-deputeti demokrat ka bërë së fundmi një ndërhyrje në zemër pranë një spitali privat në Tiranë. /tesheshi.com/