Policia italiane ka akuzuar një burrë për vrasje pasi ai qëlloi dhe vrau babanë e tij gjatë një gjuetie për derra pranë qytetit Postiglione në provincën jugore të Salernos.
Sipas BBC dhe mediave italiane, të dy po lëviznin nëpër shkurre të trasha kur 34-vjeçari hapi zjarr kur pa një hije dhe dëgjoi zhurmën e gjetheve, por ai thjesht kishte goditur babanë e tij në pjesën e poshtme të barkut.
“Unë pashë hijen dhe dëgjova zhurmën e gjetheve. Unë qëllova …”, u përgjërua djali.
Kur kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ai menjëherë ngriti alarmin dhe u përpoq ta mbante babanë e tij të gjallë. Sidoqoftë, mjekët nuk mund të bënin asgjë për të shpëtuar 55-vjeçarin Martin Gaudios.
Ata gjuanin në një zonë të parkut kombëtar ku ndalohet gjuetia, thuhet në media lokale. /tesheshi.com/