Autoritetet greke u njoftuan të dielën pasdite për një ekzekutim me të shtëna në Sepolia, në një kafene në zonë në Rrugën 30 Durrachiou.
Një person hyri në një lokal dhe ekzekutoi me gjakftohtësi një 32-vjeçar, duke e qëlluar atë në 8 herë kokë dhe më pas u largua. Sipas informacioneve të para, viktima, me origjinë shqiptare, humbi jetën nga të shtënat. Autori dyshohet se ka iku me taksi.
Raportet tregojnë se viktima është sulmuar edhe herë tjetër në të kaluarën dhe se ai ka qenë i përfshirë në raste të trafikut të drogës por edhe në vrasje dhe pastrim parash.
Forca të forta policie janë në vendin e ngjarjes.
Deri më tani, nuk dihet nëse ndonjë bashkëpunëtor i tij e priste nga jashtë.
Policia ka nisur një ndjekje për të gjetur dhe arrestuar autorin. Hetimi paraprak për çështjen kryhet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës. /tesheshi.com/