Një qenushe i ka shpëtuar jetën dy gicave jetimë duke i adoptuar. Nëna e tyre vdiq vetëm disa ditë pas lindjes së tyre.
Fermerët Serena Spearey dhe Adam Szymborsk ia dërguan gicat qenushes tyre, e cila sapo kishte lindur disa këlysh. Ajo në mënyrë të pabesueshme nuk humbi kohë dhe filloi ti ushqente dy fëmijët e saj të birësuar.
“Molly u hutua fillimisht nga zhurmat e çuditshme dhe agresionet e gicave, por instinkti i saj i nënës bëri që ajo ti mirëpriste dhe ti trajtonte si të sajat,”-tha Spearey./tesheshi.com/