Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen vetëm pas pak ditësh e sondazhet tregojnë një rritje të Trump ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton. Gazeta prestigjioze “The Washington Post” që mbahet si një gazetë konservatore ka dalë hapur kundër kandidatit Donald Trump, e në një editorial të saj shpjegon arsyet përse e vetmja rrugë që Trump të fitojë, është ajo që votuesit amerikanë të harrojnë ose të injorojnë gjithë çfarë kanë dëgjuar nga manjati i shndërruar në politikan, gjatë kësaj fushate. Më poshtë qëndrimi editorial:
“Ndërsa fushata presidenciale i afrohet fundit, Donald Trump ka nxjerrë në televizione reklama që e paraqesin atë si një agjent ndryshimesh që do të trondisë Uashingtonin. Një politikan jo i rrymës, por as nga ata që duhet t’u frikësohesh, gjithashtu. Ky apel duket se po ka disi sukses, pasi Trump u barazua me kundërshtaren demokrate, Hillary Clinton, në disa sondazhe kombëtare dhe madje, e ka tejkaluar atë në gjykimin e votuesve se te kush nga të dy mund të kihet më shumë besim.
Në fund fare, megjithatë, ky apel mund t’ia dalë mbanë vetëm nëse votuesit i dorëzohen hutimit të minutës së fundit dhe injorojnë apo harrojnë të dhënat e fushatës së Trump. Na lejoni që të ofrojmë disa kujtesa.
“Nëse vendos të kandidoj për president, do të nxjerrë kthimin e taksave të mia, absolutisht”.
Kjo gënjeshtër është emblematike, për dy arsye. Së pari, refuzimi i Trump për të publikuar kthimin e taksave është një shenjë e paprecedent e mospërfilljes ndaj votuesve: çdo kandidat i partive të mëdha në kohën moderne ka respektuar këtë normë themelore të transparencës.
Së dyti, kjo gënjeshtër e hershme është pasuar nga një fushatë të ndërtuar mbi të tjera gënjeshtra. Trump vazhdoi me mashtrime për gati çdo gjë: si për muslimanët amerikanë që festuan shkatërrimin e qendrës tregtare botërore në vitin 2001, si për deklaratën se ai kundërshtoi pushtimin e Irakut, si për rastin kur ai talli një reporter me aftësi të kufizuara, si për planifikimin e taksave, apo për akuzat që erdhën nga shumë gra që ai pretendoi se i kishte demaskuar, dhe kështu me radhë gënjeshtra pa fund.
Pjesa më e madhe e politikanëve kapen në deklarata të rreme herë pas here. Trump argëtohet me to e kur kapet, përsërit gënjeshtrën, edhe më zëshëm. Ngjashëm ai llogarit përfitime me teori konspirative që ai vetë duhet ta dijë se janë të rreme, sa më sensacionale, aq më mirë: presidenti Obama ka lindur në Kenia, se Vincent Foster dhe Antonin Scalia u vranë, se babai i Ted Cruz ishte i përfshirë në vrasjen e presidentit Kenedi.
Fushata pati madhe gënjeshtra për gënjeshtrën e tij fillestare, duke mohuar se Trump kishte premtuar se do të publikonte taksat e veta.
“Kur Meksika dërgon njerëzit e vet, ata nuk dërgojnë më të mirët. Ata sjellin këtu njerëz me shumë probleme… ata na sjellin drogën, krimin, ata janë përdhunues. Dhe, disa, kam përshtypjen, janë njerëz të mirë”.
Këto ishin fjalët e Trump kur ai deklaroi kandidaturën në qershor 2015 dhe ndasia mbetet themeli i apelit të tij. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ne synojmë të jetojmë, ne gjykohemi të gjithë si individë. Trump gjykon në grup: muslimanët janë të pabesë, gratë janë të dobëta e tradhtare, personat e paaftë fizikisht apo mendërisht janë për t’u tallur, hebrenjtë janë negociatorë të vështirë, afro-amerikanët bëjnë jetë të dëshpëruar, meksikanët janë përdhunues – dhe pasardhësit e tyre nuk janë të përshtatshëm për të shërbyer si gjykatës federalë.
Demokracia amerikan i mbijeton pasioneve dhe armiqësive që nxiten çdo katër vjet për shkak se liderët e saj e kanë pranuar këtë rregull: humbësi njeh fitimtarin, dhe fitimtari nuk e ngacmon humbësin. Trump është ç’zotuar për të dyja anët e kësaj formule të testuar nga koha.
Ndoshta nuk është e habitshme që Trump do të ishte kaq kavalier ndaj një kushtetute që ai duket qartë se nuk e ka lexuar asnjëherë. Në fakt, ai nuk kupton fare ndryshimin midis një presidenti të zgjedhur në një republikë dhe një diktatori. “I vetëm mund ta zgjidh”, proklamonte ai në konventën kombëtare të republikanëve.
Ai u zotua të “hapte” ligjet në mënyrë që si president të mund të padiste publikimet që e kritikonin, edhe pse liria e shtypit mbrohet nga Amendamenti i Parë dhe nga vendime të mëvonshme të gjykatës së Lartë. Kur ai dëgjoi për një familje të pasur nga Çikago që po dhuronte për kundërshtaren e tij, Trump shkroi në rrjetet sociale: “Eshtë mirë të tregohen të kujdesshëm, kanë shumë për të fshehur”.
Me marrjen në dorë të pushtetit të IRS-së dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, çfarë mund të bëjë një njeri i tillë?
Një tjetër deklaratë: do të rikthej shumë gjëra më të këqija se tortura me ujë.
Festimi që Trump i bën torturës përbën përgjigje për këtë pyetje. Premtimi i tij se do të vrasë të afërmit e pafajshëm të të dyshuarve për terrorizëm ofron një tjetër përgjigje. Pasi presidenti si komandant i përgjithshëm ka pushtet të madh, shpesh përtej kontrollit të Kongresit apo gjykatave, Trump mund të urdhëronte, në fakt, CIA-n të riniste torturën me ujë të të dyshuarve, e më e keqja, të diskreditonte pafundësisht vendin.
“Jam ndjerë gjithnjë mirë me Putinin. Mendoj se ai është një lider i fortë, ai është një lider i fuqishëm”.
Duke mbajtur të njëjtën mungesë respekti për demokracinë brenda Amerikës, Trump ka shprehur vazhdimisht admirimin për diktatorin më të keq jashtë saj. Fakti që presidenti rus, Vladimir Putin ka pushtuar vendet fqinje apo ka çmontuar institucionet demokratike brenda Rusisë, nuk e shqetëson fare Trumpin. Ai mund të llogaritet fare mirë se mund t’i japë fund traditës amerikan të mbështetjes së lirive dhe të drejtave të njeriut ku ato janë të cënuara.
Kur Joe Scarborough nga MSNBC vuri në dukje se Putin vret gazetarët që përpiqen të raportojnë për regjimin rus, Trump u përgjigj: “Pra, unë mendoj se edhe vendi ynë bën shumë vrasje, gjithashtu”.
“Do më pëlqente ta godisja më grusht në fytyrë”.
Përgjatë historisë, një karakteristikë e “liderit të fortë” që cënon demokracinë është romanca e tij me dhunën. Dhe fushata e tij mblodhi fuqi në fillim të vitit, kur Trump u soll si nostalgjik për “ditët e hershme” kur protestuesit do të “merreshin tutje me barrela”. Dhe ai nuk e kufizoi reflektimin e tij të errët ndaj protestuesve: duke folur për Clinton, ai u duk se bëri ftesë për t’u përpjekur për ta vrarë atë. “Nëse ajo nis të zgjedhë gjykatësit, nuk mund të bëni asgjë, njerëz”, tha Trump në gusht. “Edhe pse amendamenti i dytë, ndoshta ofron një mundësi, nuk e di”.
Pasi “The Post” publikoi një video ku Trump mburret se ngacmon gratë, përfshirë edhe nga gjenitalet e tyre, kandidati e mohoi se ka ndërmarrë sjellje të tilla. Mburrja ishte e neveritshme mjaftueshëm, por shumë gra dolën hapur për të dëshmuar se ai vërtet është një grabitqar seksual. Ai u përgjigj duke tallur gratë se ishin jo tërheqëse.
“Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”
Është e pazbulueshme që kaq shumë republikanë, pasi e kritikuan Obamën për tetë vjet se kishte treguar krenari të pamjaftueshme për Shtetet e Bashkuara, do ta bashkangjisnin veten e atyre me dikë që ka kaq përbuzje për vendin, institucionet dhe vlerat e tij. Gjeneralët amerikanë jana katandisur në asgjë, ushtria amerikane nuk mund të luftojë, qytetet amerikane janë “ferr”, pasuria e SHBA është zhvatur nga interesa globale, sistemi electoral ësht “një gënjeshtër e madhe , e shëmtuar”. Për të gjitha këto katastrofa, Trump ofron zgjidhje hipokrite (si Meksika do të paguajë për ndërtimin e murit) ose nuk jep fare zgjidhje. Ai as ka ndonjë interes e as kapacitet për të sugjerua politika.
Ne besojmë, ashtu si e kemi thënë, se Clinton është e mirëpërgatitur për t’i shërbyer vendit si president. Por edhe votuesit që nuk bien dakord – që besojnë se Clinton nuk është e aftë apo e neveritshme nga ana etike – nuk mund të argumentojnë realisht që ajo përfaqëson rrezik për republikën.
Trump është një rrezik i tillë. Vetëm duke harruar apo injoruar se çfarë ai na ka thënë, mundet që amerikanët të vendosin për të”.
Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/