Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

QËNDRIMI/ Ashpërsohet gjuha e Berlinit: e papranueshme ç’po ndodh me opozitën shqiptare

by te Sheshi
15/05/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
QËNDRIMI/ Ashpërsohet gjuha e Berlinit: e papranueshme ç’po ndodh me opozitën shqiptare

Ministri gjerman i Shtetit, Michael Roth, një ndër zyrtarët më të lartë të Berlinit, është shprehur ashpër në lidhje me shpëthimin e dhunës me karakter politik në Shqipëri, duke bërë përgjegjëse direkt opozitën.

Ai mbron qëndrimin se ata, ndërkombëtarët, nuk po e zbukurojnë situatën në mbrojtje të qeverisë, porse është e papranushme rruga e zgjedhur nga opozita.

Në një intervistë për DW, Roth madje u shpreh se sipas asaj çfarë ai po sheh e gjykon, i duket se opozitës nuk i intereson integrimi i vendit në BE.

Një vit më parë, Shqipërisë iu premtua “çelja e negociatave” nëse do të plotësonte disa kushte. A do të mbahet premtimi në qershor 2019, apo do të shtyhet për më vonë?

Ne vazhdojmë ta mbështesim perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne duhet t’i mbajmë premtimet tona. Një vit më parë, në qershor, i dhamë Shqipërisë disa detyra me vete, dhe kam përshtypjen se Shqipëria i ka përmbushur këto detyra: reforma ligjore, lufta kundër krimit të organizuar, kontrabandës së drogës, ndërtimi i një administrate moderne. Në këto fusha janë bërë përparime të mëdha. Unë madje shkoj aq larg sa të them se ndoshta nuk ka vend që të ketë përmbushur kaq shumë detyra para çeljes së negociatave të anëtarësimit. Sigurisht ka akoma shumë për të bërë, por jam optimist, se mbi bazën e kritereve të qarta që janë përmbushur, mund të bëhet një diskutim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Nuk do të luajnë rol aspak protestat të cilat, të shtunën e kaluar, kanë pasur edhe përshkallëzime të dhunshme?

Kritika është normale në çdo demokraci të gjallë, por dhuna, si mjet i demokracisë apo i politikës, është absolutisht e papranueshme. Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën politike në Shqipëri dhe gjithashtu për përgjegjësinë e opozitës për dhunën. Pres që opozita të reagojë drejt në përgjegjësinë e saj për demokraci. Nuk është aspak e qartë për mua se si ajo mund të shpallë një bojkot parlamentar, se si bojkoton zgjedhjet lokale. Parlamenti është pikërisht vendi ku duhen bërë debatet kritike. Nuk mund t’i ikësh kësaj përgjegjësie. Kam përshtypjen se opozita sikur nuk është aspak e interesuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe se po ndjek një politikë penguese të papërgjegjshme në kurriz të popullit të Shqipërisë. Kjo nuk është e pranueshme! Dhe përsëris: Nëse qytetarët kritikojnë qeverinë e tyre, ose parlamentarët, kjo duhet marrë seriozisht. Askush prej nesh nuk po e zbukuruon situatën në Shqipëri. Por këto shpërthime të dhunës nuk duhet të bëhen normalitet, as në Shqipëri e as në të gjithë Evropën.

Qëndrimi juaj has në moskuptim në shumë shqiptarë, madje edhe tek intelektualët. Tekefundit, opozita akuzon kryeministrin se ka blerë vota me ndihmën e krimit të organizuar. A ushtruat presion, ose a i kërkuat ju së paku ministrit në detyrë Cakaj që këto raste abuzimit të ndiqen penalisht?

Kur unë sikurse edhe qeveria ime jemi për sundimin e ligjit, ky sundim i ligjit duhet gjithashtu të zbatohet në praktikë. Kjo nuk ka të bëjë fare me presion. Por, i takon drejtësisë shiptare të marrë përgjegjësinë dhe të sqarojë akuzat. Kjo është një pritshmëri e qartë, të cilën natyrisht e kemi ndaj Shqipërisë, por për këtë nuk është përgjegjëse qeveria shqiptare, por kryesisht drejtësia shqiptare, dhe kjo është e pavarur. Kjo do të thotë se këtu është vështirë të ndërhyhet nga jashtë.

Me fjalë të tjera, Shqipëria së shpejti mund të fillojë bisedimet e anëtarësimit?

Unë do të angazhohem që të çelen negociatat e anëtarësimit. Sepse unë besoj se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, Bashkimi Europian duhet t’i qëndrojë angazhimeve të veta. Por kjo nuk është e vetkuptueshme. Ne të gjithë e dimë për diskutimet kontroverse. Por duhet të jemi të drejtë dhe të vendosim mbi bazën e fakteve dhe nuk duhet të harrojmë kurrë se stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor janë me interes të madh për Gjermaninë, por edhe për Bashkimin Evropian.

Marrë nga DW – /tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
NDËRGJEGJËSIMI/ “Gazavizion”: Palestinezët sfidojnë garën në Tel Aviv me muzikë mbi rrënoja (foto)

NDËRGJEGJËSIMI/ "Gazavizion": Palestinezët sfidojnë garën në Tel Aviv me muzikë mbi rrënoja (foto)

Kavaja në zi: aksident në qytet, shuhen dy të rinj dhe një grua

Kavaja në zi: aksident në qytet, shuhen dy të rinj dhe një grua

Ec aty! Me 290 në orë aty ku s’ta pret mendja (video)

Ec aty! Me 290 në orë aty ku s’ta pret mendja (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni