Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qendra Sociale për të varfërit u ndërtua nga Iljaz bej Mirahori; për 400 vjet me radhë askush nuk fjeti pa ngrënë darkë

by te Sheshi
06/05/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 9 mins read
A A
Qendra Sociale për të varfërit u ndërtua nga Iljaz bej Mirahori; për 400 vjet me radhë askush nuk fjeti pa ngrënë darkë
Nga Vepror Hasani
Korça e nisi jetën e vet me ndërtimin e Xhamisë së Madhe, me shkollën e parë në Shqipëri për vajza dhe djem dhe me Imaretin, (Qendrën Sociale për të varfërit). Të tria këto përfunduan së ndërtuari në vitin 1496. Në Qendrën Sociale do të gatuhej ushqim për të varfërit. Askush prej të varfërve nuk duhej të vuante për bukë. Dhe kështu ndodhi vërtet. Për 400 vjet me radhë, (1496-1912), askush prej banorëve të qytetit të Korçës nuk fjeti pa darkë, pavarësisht kush ishte ai, fëmijë apo i rritur, burrë apo grua, student apo intelektual. Nga ky privilegj nuk përjashtoheshin as udhëtarët. Nëse u binte rruga të hynin në qytetin e Korçës, edhe ata do ta gjenin gjithnjë një sofër të shtruar dhe një shtrat për të fjetur. Qendra Sociale kishte edhe një han të vetin. Imareti ishte një korpus i tërë, përbëhej nga serë godinash, me administratë dhe punonjës të përkushtuar dhe me një buxhet të tillë që mund të përbllonte të gjitha nevojat e njerëzve pavarësisht nga numri i tyre. Nga kjo e drejtë nuk përjashtoheshin as të pasurit, që për arsye të ndryshme edhe ata mund të kishin nevojë për ushqimin e Qendrës Sociale. Për Mirahorin, nëse një qytet kishte njerëz që vuanin mungesën e ushqimit, atëherë ai nuk mund të ishte gjë tjetër veçse një qytet që lëngonte. Në dekretin perandorak të vitit 1504-1505 për kthimin e pronave të Mirahorit në Vakëfe thuhet:
Mirahori “Ngriti e ndërtoi gjithashtu… edhe një Imaret (Institucion Bamirësie) të shenjtë dhe të hijshëm me gjithë lokalet e nevojshme, si: kuzhinë, depo, furrë, han, etj dhe i caktoi si vakëf për gjithë ata që shkojnë e vijnë etj dhe e pajisi këtë Imaret me të gjitha mjetet, enët dhe komoditetet e nevojshme, pak a shumë qofshin… Të gjitha këto objekte i la vakëf të saktë, legal, të qartë e të zbatueshëm”.
(Pjesë nga dekreti perandorak, kthimi në vakëfe i pronave të Mirahorit)
4
Ushqimi për të varfërit do të ishte i përditshëm dhe nuk do t’u mungonte kurrë:
“Vakëflënësi i lartpërmendur vë si kusht që në këtë Imaret (Qendrën Sociale) të gatuhet e të furnizohet çdo ditë dy herë me ushqim, në drekë e në darkë. Do të gatuhet çorbë gruri dhe orizi etj dhe do të hajë kushdo që të jetë i pranishëm në kohë të bukës, i vobektë, pasanik, i varfër, i huaj, udhëtar e banues, fëmijët e studentëve etj, kushdo qoftë, çka do që të hanë e kanë hallall dhe u bëftë mirë”
(Pjesë nga dekreti perandorak, kthimi në vakëfe i pronave të Mirahorit)
Ushqimi që ofrohej nuk ishte sa për të gënjyer të varfërit, ose siç thuhet rëndom sa për të mbushur barkun me bukë. Në Qendrën Sociale të Iljaz Bej Mirahorit gatuhej mirë dhe me cilësi. Enët ishin të kallajisura e të pastra, uji ishte i rrjedhshëm dhe i bollshëm. Nuk mungonte as mishi, as mjalti dhe as gjalpi. Qendra Sociale kishte kuzhinierë e ndihmës kuzhinierë, bukëpjekës dhe ndihmësa, magazinierë, druvarë, rojtarë, kallajxhinjë dhe njerëz që kujdeseshin për ndriçimin dhe aredimin e Qendrës Sociale. Që të varfërve t’u shërbehej sa më mirë të ishte e mundur, në krye të qendrës sociale u vendos Ali Abdullahu, skallavi që kishte fitur lirinë. Ai do të shërbente për sa kohë që ishte gjallë. Ja çfarë thuhet më konkretisht në dekretin e perandorak:
“Pastaj vakëflënësi i sipërpërmendur cakton një fond prej 4 mijë derhemësh çdo vit për të blerë grurë për të gatuar e për të pjekur në Imaret.
Për të blerë mish e për ta bërë gjellë në Imaret cakton nga 12 derhem për çdo ditë.
Për të blerë mjaltë, gjalpë të thjeshtë, uthull etj, cakton nga 15 derhem për çdo ditë.
Për bukëpjekësin cakton nga 3 derhem për çdo ditë për të pjekur bukë në furrën e Imaretit.
Për çirakun e bukëpjekësit cakton nga 1 derhem për çdo ditë.
Për kuxhinierin cakton 3 derhem për çdo ditë.
Për çirakun e kuzhinierit cakton 1 derhem ne ditë.
Për shehun e Imaretit cakton nga 4 derhem për çdo ditë dhe emëron drejtor të Imaretit skllavin e tij të liruar, të quajtur Ali Abdullahun për sa të jetë gjallë.
Për ekonom-magazinierin cakton nga 2 derhem për çdo ditë
Për shtresë, ndriçim etj të Imaretit cakton nga 1 derhem për çdo ditë.
Për të ruajtur faltoren dhe vakëfet e tjera dhe për të kallajisur enët e Imaretit cakton nga 5 derhem.
Edhe për dy druvarët cakton për secilin nga 1 derhem për çdo ditë ditë”.
(Pjesë nga dekreti perandorak, kthimi në vakëfe i pronave të Mirahorit)
Buxheti për qendrën sociale, parashikonte edhe shpenzimet e tjera, madje të gjitha me detaje, që në asnjë rast dhe në asnjë kohë Qendra Sociale të mos binte në kolaps dhe të mos funksiononte më. Për Mirahorin, nuk kishte gjë më të shenjtë se sa t’u vije në ndihmë të varfërve:
“Vakëflënësi i lartpërmendur (Mirahori) vë si kusht që të mbahen katër mushka për t’i sjellë dru Imaretit për kuzhinën e për furrën.
Vakëflënësi cakton gjithashtu edhe nga katër derhem për çdo ditë për ushqimin e tyre, si tagji dhe për patkoj e të tjera shpenzime të mushkave.
Gjithashtu cakton edhe një fond për të blerë një mushkë tjetër në qoftë se ngordh. ndonjëra prej tyre. Kjo do të blihet dhe do të vihet në vend prej Myteveliut”.
(Pjesë nga dekreti perandorak, kthimi në vakëfe i pronave të Mirahorit)
 
Ashtu siç tregonte kujdes për fëmijët e vet, po kaq i interesuar Mirahori shfaqej edhe ndaj skllevërve që u kishte dhënë lirinë. Nëse për nënën e Aishes, (bashkëshorten e tij), jepte 3 derhem në ditë dhe 65 qese grurë për çdo vit, edhe për Hurshide Abdullahun, skllaven e liruar jepte 2 derhem në ditë dhe 40 qese grurë çdo vit. (Ky është vetëm një shembull që flet për trajtim të barabartë të njerëzve). Dhe nëse dikush prej përfituesve të fondeve vdiste, atëherë pjesa e caktuar për të, nuk i kthehej më familjes së Mirahorit por shkonte në favor të Qendrës Sociale. Fondet për të varfërit nuk mund të prekeshin nga askush, pavarësisht se kush ishte ai, madje as nga sulltani:
 
“Pastaj, nga të ardhurat e vakëfeve të përmendura më sipër, vakëflënësi për tri bijat e tij prej barkut të tij që quhen Fatime, Shoh-Hatun dhe Aishe, për secilën lë nga 6 derhem për çdo ditë.
Edhe për dy bijat e tij të quajtura Hondi dhe Hatixhe, për secilën nga 5 derhem për çdo ditë.
Edhe për nënën e Aishes së përmendur më sipër, nga 3 derhem për çdo ditë e nga 65 qese grurë për çdo vit.
Edhe për skllaven e tij të liruar të quajturën Hurshide Abdullah, cakton nga 2 derhem për çdo ditë e nga 40 qese grurë për çdo vit.
Edhe për skllavin e tij të liruar të quajtur Sulejman Zajimi cakton nga 4 derhem
Edhe vë si kusht që, në qoftëse vdes ndonjëri prej tyre, fondi i caktuar për të, të shkojë në favor të shpenzimeve të Imaretit në fjalë, por përsa të jetë gjallë, nuk do t’i ndërpritet asnjërit subvencioni i caktuar”.
(Pjesë nga dekreti perandorak, kthimi në vakëfe i pronavë të Mirahorit)
1
Për mirëfunksionimin e Qendrës Sociale parashikoheshin edhe fonde rezerve. Edhe pse thuhet që në Imaret “do të gatuhet çorbë gruri dhe orizi” në të vërtetë menyja ishte me gjerë se kaq dhe vazhdimisht mendohej për shtimin e numrit të gjellëve dhe kujdesit për të varfërit:
“Vakëflënësi cakton edhe nga 30 derhem si fond rezervë për të shtuar në rast nevoje ndonjë nga destinimet e lartpërmendura e këtë të drejtë e lë në kompetencën e Myteveliut. Dhe po të tepërojë gjë, do të shpenzohet për të shtuar gjellën e Imaretit; pastaj për të përmirësuar gjendjen e bijave të skllevërve të liruar të vakëflënësit dhe bijve të bijave të tyre brez pas brezi dhe bark pas barku”
(Pjesë nga dekreti perandorak, kthimi në vakëfe i pronave të Mirahorit)

Mundësinë për të patur larmi gatimesh e ofronte pazari i Korçës, ku mund të siguroje gjithçka, që nga fruta-perimet, bulmeti e drithrat e deri te mishi e peshku:
 
“Pazari i drithit zverdhte nga grykët e hapura të thasëve të mbushur me grurë dhe misër; koshat me piperka, domate e fruta e mbushnin rrugën me erën e bostaneve dhe të kopeshteve fshatare…Pazari i bulmetit më ka mbetur në kujtesë me qypka me gjalpë dhe kacekë me gjizë. Edhe pazari i peshkut tregtonte në ajër të hapur me koshat e mbushur me cironka dhe peshk nga liqeni i Prespës; mishi shitej në Kasaphanë, në kompleksin e dyqaneve të vendosura me radhë nën një çati të përbashkët; çdo dyqan ishte i pajisur me ujë të rrjedhshëm dhe kishte një pastërti shembulore”.
(Vangjush Ziko,  “Korça, qyteti dhe kujtime”. f. 45)
Qendra Sociale nuk do të shuhej kurrë, ajo do të funksiononte për aq kohë sa do të kishte edhe të varfër. Deri atëherë Imareti nuk mund të shitej, të falej, të lihej peng apo të trashëgohej, kjo gjë ishte e sanksionuar edhe në dekret:
“Pastaj u regjistruan vakëfet e sipërshënuara, mbasi u pranuan kushtet e regjistrimit, që mos të kthehen e mos të ketë pretendim, dhe u vendos saktësia, vlefshmëria, e nevoja e praktikimit të tij. Gjithçka u përmend dhe u shkrua më sipër dhe u bë pra, vakëf i regjistruar dhe i legalizuar për saktësinë e vlefshmërinë ligjore të tij dhe as nuk mund të shitet, as nuk mund të falet, as nuk mund të lihet peng dhe as nuk mund të trashëgohet, veçse kur ta trashëgojë Perëndia tokën me gjithçka ka përsipër, duke qenë se ai është trashëgimtari më i mirë”.
(Pjesë nga dekreti perandorak, kthimi në vakëfe i pronave të Mirahorit)
/tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Presidenti Nishani kthen për rishqyrtim ligjin për “Marrëveshjet Ndërkombëtare”

Presidenti Nishani kthen për rishqyrtim ligjin për “Marrëveshjet Ndërkombëtare”

Rrezikuan jetën për një selfie në binarët e trenit, arrestohen 4 të rinjtë

Rrezikuan jetën për një selfie në binarët e trenit, arrestohen 4 të rinjtë

Ministri Hyseni optimist: kosovarët do të lëvizin lirshëm nga mesi i verës

Ministri Hyseni optimist: kosovarët do të lëvizin lirshëm nga mesi i verës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni