Qendra izraelite B’Tselem për të Drejtat e Njeriut ka akuzuar shtetin e saj për kryerjen e një krimi lufte në përgjigjen e saj ushtarake ndaj sulmit brutal të Hamasit ndaj Izraelit, në të cilin u masakruan qindra civilë.
“Një politikë kriminale e hakmarrjes është duke u zhvilluar,” tha organizata, duke vënë në dukje se Izraeli kishte hedhur qindra ton bomba në Gaza në fushatën e tij ajrore kundër grupit militant Hamas.
“Në mesin e të vrarëve, disa prej të cilëve janë ende të bllokuar nën rrënoja, ka familje të tëra. Ata u zhdukën në një bombardim, duke përfshirë të paktën 140 të mitur dhe 105 gra”, tha Qendra izraelite B’Tselem për të Drejtat e Njeriut, sipas mediave izraelite. /tesheshi.com/