Altin Kadhe, 32-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri ditën e sotme në Fier, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa humbi jetën në spitalin rajonal të këtij qyteti.
Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën nga familjarët e tij, pasi kishte qëlluar veten me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Sheq i Vogël”, në shtëpinë e tij. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /tesheshi.com/