Kadri Veseli, ish-kryetari i PDK, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, humbi këtë mëngjes nënën e tij në moshë 93-vjeçare, Ajshe Veseli.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije një familjar i Veselit. Ndërkohë kujtojmë se më 7 korrik të vitit të kalar, Kadri Veseli humbi dhe të atin, Fazil Veseli.
Pra, Veseli humbi brenda 6 muajsh të dy prindërit e tij, pa mundur të jetë pranë tyre për “lamtumirën e fundit”.
Kujtojmë se Veseli nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait të tij, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion nëse do të jetë në atë të nënës. /tesheshi.com/