Dhoma sekrete e Michelangelo Buonarrotit, një prej artistëve italianë të periudhës së Rilindjes, do të jetë e hapur për vizitorët në Firence.
Dhoma e piktorit dhe skulptorit kryesor të periudhës, e zbuluar 48 vjet më parë në kapelat Medici në Firence dhe e cilësuar si “strehimi i tij i fshehtë”, po përgatitet të hapet për publikun.
Ish-bodrumi i qymyrit ku besohet se është fshehur artisti i madh i Rilindjes për t’i shpëtuar Papës do të hapet për publikun më 15 nëntor.
Vetëm katër persona do të lejohen të hyjnë në dhomë në të njëjtën kohë.
Numri i vizitorëve të lejuar në dhomë do të jetë i kufizuar në 100 në javë, dhe qëndrimi në dhomë nuk do të jetë më i gjatë se 15 minuta.
Është pohuar se Michelangelo, i cili jetoi midis 1475 dhe 1564, e ndërtoi këtë dhomë për vete dhe qëndroi këtu për një kohë për të shmangur zemërimin e Papës së atëhershme Klementi VII.
Dhoma sekrete u zbulua gjatë restaurimit në vitin 1975 dhe herë pas here hapet për vizitorët.
Dhoma Sekrete e Michelangelo-s ndodhet brenda Muzeut të Kapelave Medici, dhe muret janë zbukuruar me skica me qymyr të figurave njerëzore që i atribuohen artistit të famshëm italian të Rilindjes. /tesheshi.com/