Lideri i AAK-së bëhet i vetmi politikan shqiptar që gëzon dhe titullin e lartë “Krenaria e Kombit”.
Sigurisht, kjo nuk i është dhënë nga ndonjë autoritet i lartë shtetëror, si fjala vjen Presidenca, por nga një shoqatë patriotike lokale.
Më saktë, nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.
Ky organizëm mbajti një akademi përkujtimore në 100-vjetorin e rënies së Isa Boletinit, ku ishte i pranishëm dhe Haradinaj, që hyri aty si politikan e ish-komandant UÇK-je e doli si Krenari e Kombit. /tesheshi.com/