Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

QASJE/ Mes kohës dhe individit, mes perceptimit dhe statistikave: pse Rama ka dështuar në frymë?

by te Sheshi
14/10/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
QASJE/ Mes kohës dhe individit, mes perceptimit dhe statistikave: pse Rama ka dështuar në frymë?

Kryeministri Rama po ofron çdo ditë tregues statistikorë mbi rezultatet e qeverisjes së tij në krahasim me paraardhësen, e kjo gati për çdo fushë. Në to, tregohet avantazhi i tij në cilësinë qeverisëse.

Kur e bën këtë, për të qenë bindës, ai tregon dhe burimin e referencës. Ndodhi kjo dhe në Asamblenë e pak ditëve më parë, ku tregoi, sipas EUROSTAT-it, se sa ikje ishin në 2008 e sa vitet e fundit.

Të ngjashme janë ofruar dhe për  dy fusha të tjera delikate e plot debat: rendi, kanabisi, e së fundi edhe borxhi publik. Rama, pra referuar statistikave, pretendon efektshmëri të provuar në cilësi qeverisjeje.

A mund të jetë e vërtetë kjo ndërsa për shumëkënd Shqipëria është në një krizë të rëndë, deri në humbje shprese?

Po, mundet. Mospërputhja e frymës me statistikën nuk është diçka që nuk ndodh.

Pa asnjë diskutim, për faj të tij a kohës që jetojmë, Rama ka dështuar në frymë, edhe në qoftë i suksesshëm në statistikë.

Dhe kur përmendet “koha”, një ndër detajet e saj, e cila e ka bërë të sotmen të duket më keq se e djeshmja, ndonëse e djeshmja mund të ketë qenë më keq, në Shqipëri a botë, janë rrjetet e sociale; apo në aspektin mediatik, është dalja e informacionit jashtë kontrollit, i cili, i rënë në dorën e çdokujt, si armët nga depot e 97-ës, duke sjellë majisjen e të keqes, avancimin e saj në perceptim, e prodhuar një realitet virtual negativ më shumë se ç’mund të jetë realisht.

Si shembull i kësaj, mund të sillet fakti që shumë çështje që kanë ekzistuar dje, por që kanë qenë pak ose aspak temë debati, ngaqë janë bërë sot temë debati publik, të ngjajnë sikur janë fenomene vetëm të sotme.

Ikjet, droga apo kriminaliteti, kanë shoqëruar të tre dekadat e post-komunizmit, por kurrë si sot ato nuk kanë qenë kaq temë debati. Kjo sepse edhe gazetarët profesionistë të fushave, të etur për protagonizëm, shfrytëzojnë çdo hapësirë për të qenë violinë e parë informative, që nga rrjetet sociale e deri te studiot televizive.

Pra, kjo është “koha e mallkuar” që po jetojmë, ku e keqja, për shkak të një “97”-te mediatike, ardhur nga portalizimi i informacionit, e ka vënë përfund të mirën.

Ky është vetëm një aspekt i dështimit në frymë të Ramës, ndonëse jo në materie. Te materia, është ajo që vërtet Shqipëria e sotme është dukshëm më e mirë se e djeshmja, edhe duke iu referuar statistikave. Eshtë më mirë sidomos në infrastrukturë, cilësi shërbimesh dhe estetikë urbane. Por pa dyshim nuk është mirë në tregues ekonomikë, ama pa statistikë. Shkaqet janë sa qeveritare e aq joqeveritare, pra kontekstuale. Ekonomia shqiptare, që nga 90-ta e deri më sot, nuk është çështje programesh por kontekstesh. Rritja ekonomike deri 7 përqind në kohën e Nanos, nuk erdhi nga ndonjë program ambicioz ekonomik, nga ndonjë tezë ekonomike gjeniale, por nga disa kontekste favorizuese, përfshirë privatizimet e mëdha – prej së cilave fitoi dhe Berisha më pas – rritjen e nivelit të kredidhënies pa hesap, deri në shkelje të ligjeve bankare, e padyshim prej remitancave të emigrantëve. Sot këto nuk ekzistojnë më.

Tjetër aspekt i dukshëm i mospërputhjes së materies me frymën është rilindja urbane. Qytetet e nusëruara shqiptare, të paimagjinueshme deri dje siç janë sot, nuk kanë mundur të sjellin frymë, e nuk ka ende tregues se sa kanë mundur të nxisin dinamikë ekonomike, veç disa rasteve të veçuara. Nuk është e vështirë të konstatohet se një zhvendosje e parasë nga xhepi i qytetarëve, të cilët i gëzoheshin asaj në mizerie urbane, te e kundërta, në një estetikë urbane por pa shumë para në xhep, ka sjellë dhe paradoksin në fjalë.

E te koha e sotme, “mallkimi” i saj, nuk mund të mos merret në konsideratë efekti Gjermani. Promotorja e ikjeve nuk ishte e tillë deri para 7 viteve. Sot, uria e saj për krah pune e cila startoi 7-8 vite më parë, është konvertuar në plagë sociale kudo në vendet e Lindjes, përfshirë dhe Shqipërinë. Por dhe këtu kanë pjesën e vet mediat sociale, si në çdo sferë, ku e keqja ka avancë ndaj së mirës.

Në këtë pikë, edhe Merkeli është jo pak e urryer në Gjermani, ashtu siç Erdogani në Turqi, që po të dëgjosh zërat opozitarë, politikë ose shoqërore, të krijohet ideja se Turqia ka marrë fund. /tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Pretendimi i Wall Street Journal: Turqia dërgon mercenarë nga Siria në Karabak

Pretendimi i Wall Street Journal: Turqia dërgon mercenarë nga Siria në Karabak

Fushata: Trump sulmon Biden mbi metodën e nxjerrjes së naftës dhe gazit

Fushata: Trump sulmon Biden mbi metodën e nxjerrjes së naftës dhe gazit

Tjetër “incident” në testet e vaksinave anti-COVID

Tjetër "incident" në testet e vaksinave anti-COVID

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni