Mediat pranë PD-së dhe LSI-së kanë shpërndarë një sms ku thonë se është dërguar nga ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe u kërkohet deputetëve të votojnë reformën ndryshe do të kenë pasoja.
..i nderuar zoti…Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora … për ti’u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin……”
Ky është sms që kanë shpërndarë këto media. Ndërkaq, analisti Andi Bejtja, ka sulmuar sërish SHBA-në dhe ambasadorin Donald Lu.
“Mjerë Amerika! Ambasadori Lu, po nuk e kuptove dhe tani qe Rama nuk do reforme ne drejtesi po thjesht do te shtype
opoziten dhe te eleminoje Ilir Meten, dhe pastaj te mare Erdoganin pasagjer dhe ti jape makines vete, mjere Amerika per ty ose dhe mjere Amerika per veten”, shkruan Andi Bejta.
/tesheshi.com/