Moska vijon ta përjetojë keq rrëzimin e avionit të saj nga ana e forcave ajrore turke, këtu e tre javë më parë.
Presidenti Putin, e ka potencuar këtë fakt dhe në konferencën e përvitshme për shtyp kur tha se Turqia reagoi në mënyrë armiqësore kundër Rusisë.
“Veprimet e pushtetit turk ndaj avionit tonë që e rrëzuan, nuk ishin dashamirëse por armiqësore”, tha Putin. /tesheshi.com/