Presidenti rus Vladimir Putin ka testuar snajperin e fundit të kompanisë ruse Kalashnikov që qëllon një objektiv nga një distancë prej 600 metrash.
Siç shkruan mediat ruse, Putin vizitoi një ekspozitë të koncernit “Kallashnikov” pranë Moskës, dhe përveç kontrollimit të pajisjeve ushtarake, ai gjithashtu donte të provonte vetë snajperin e fundit. U tha se ai e goditi objektivin tre herë.
Mediat publikuan pamje që tregonte Putin duke marrë nishan dhe që pastaj gjuajti një të shtënë në drejtim të objektivit.
Snajperi SVCh i bazuar në SVD-në ruse, një armë më pak të njohur, dhe është projektuar nga Yevgeny Dragunov. Ai kombinon tiparet të një arme më preçize dhe më rezistente ndaj zhvendosjes së optikës, sesa SVD e cila është arma kryesore snajper e ushtrisë ruse. /tesheshi.com/