Presidenti rus Vladimir Putin ka lavdëruar publikisht për herë të parë liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Pikërisht kur BE ka zbuluar thyerjen e embargos së OKB-së ndaj Phenianit prej Rusisë, Putin në një takim me mediat ka deklaruar se “Kim është një politikan i pjekur dhe i aftë, pasi ka arritur synimin e tij strategjik për të ndërtuar një testatë bërthamore dhe një raketë që kap 13 mijë kilometra distancë. Praktikisht ai mund të godasë armiqtë e tij në çdo pjesë të globit.
Një njeri i tillë jo vetëm që s’mund të jetë budalla, siç e quajnë mediat perëndimore, por një politikan i aftë dhe shumë madje.
Në fund të fundit është më protagonist në botë prej një viti. Çfarë do t’i themi ne kësaj? Ndaj mendoj se duhet të jemi realistë”, tha Putin në një takim me mediat ruse. /tesheshi.com/