Në një intervistë për gjermanen Bild, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke folur për Kosovën, ka bërë paralelizim dhe krahasimin e saj me Krimen.
“Kosova ka shpallur pavarësinë dhe e gjithë bota e pranoi atë, por a kishte një shkak për këtë? Ky ishte një vendim i parlamentit të Kosovës. Ata as nuk mbajtën referendum”,- ka thënë Putin.
“Sipas Kombeve të Bashkuara secili komb ka të drejtë për vetëvendosje, vetëm merreni Kosovën si shembull. Atë botë ishte vendosur nga Kombet e Bashkuara se Kosova mund të ndahet nga Serbia dhe të jetë e pavarur dhe interesi i qeverisë së Serbisë duhet që të qëndroj prapa atij vendimi. Këtë ju mund ta lexoni në të gjitha dokumentet madje edhe në gjermanisht”, ka thënë Putin për Bild.
I pyetur nëse ka ndonjë dallim pasi që qeveria e Serbisë më herët kishte bërë luftë ndaj shqiptarëve të Kosovës duke i përzënë ata nga vendi, Putin është përgjigjur:
“Fakti është që aty ka ekzistuar një luftë e gjatë, ku Serbia dhe kryeqyteti i saj Beogradi janë bombarduar. Ka qenë një intervenim ushtarak nga Perëndimi dhe NATO ndaj ish Jugosllavisë. Ndërsa tani më lejoni të ju pyes. Nëse populli i Kosovës, ka të drejtë për vetëvendosje, a nuk duhet që edhe populli i Krimes ta ketë këtë të drejtë? Unë mendoj se të gjithë duhet të respektojmë rregullat ndërkombëtare dhe jo t’i ndryshojmë sa herë që atyre iu konvenon”, ka përfunduar Putin./tesheshi.com/