Vladimir Putin i drejtohet me një ultimatum final presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për të mbyllur përfundimisht dhënien e statusit të diplomatit për punonjësit e “Qendrës Humanitare të Nishit”.
Siç bën të ditur B92, ambasadori serb në Beograd, Aleksander Chepurin, ka takuar kreun e Beogradit dhe i ka transmetuar kërkesën e shefit të tij që kërkohet një zgjidhje “sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Por Vuçiç, siç bën të ditur televizioni serb, ka përdorur një frazë që mund të cilësohet si e rëndësishme. I ka përmendur Moskës “pavarësinë e sovranitetin, si dhe neutralitetin ushtarak”.
Që do të thotë dy gjëra: e para që Vuçiç ka nënkuptuar se nuk mund të fshihet më fakti se qendra është një bazë ushtarake dhe e dyta, që Beogradi nuk ka më varësi direkte nga Moska.
Me gjithë këtë qëndrim, ambasadori rus deklaroi se së shpejti do të vijnë të tjerë Mig 29 për ushtrinë serbe. /tesheshi.com/