Vladimir Putin, njeriu i fortë i Rusisë i cili erdhi në pushtetin më të lartë të Kremlinit nga strukturat e KGB-së famëkeqe dhe që ka qenë armik i fortë i spinazhit amerikan, sot ka marrë telefonin dhe i ka kërkuar homologut të tij të SHBA, Donald Trump që të falenderonte pikërisht CIA-n.
Lajmin e bën të ditur Sputnik duke iu referuar Kremlinit. Vladimir Putin foli në telefon me presidentin amerikan, pas një informacioni të dhënë nga CIA për një plan për atentat në Shën Petersburg.
Putin i ka thënë Trump-it se “informacioni i ardhur nga CIA ka qenë shumë i rëndësishëm dhe ka ndihmuar në kapjen e menjëhershme të terroristëve dhe prishjen e planit”. Putin, siç bëhet e ditur i ka cilësuar agjentët e CIA-s si “profesionistë të vërtetë”.
Ndërsa nesër padyshim Putin do t’i japë urdhëra shërbimit të tij sekret për ta luftuar CIA-n në fushën e betejës së përditshëm, përkatësisht në Lindjen e Mesme, Ukrainë, Ballkan etj. /tesheshi.com/