Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u bëri thirrje nënave ruse që të “marrin” bijtë e tyre ushtarët të kapur në Kiev.
Sipas AFP, kjo është një deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, në të cilën u është dërguar një apel nënave nga Rusia.
Zyrtarët ukrainas, të udhëhequr nga kabineti i presidentit Vladimir Zelensky, pretendojnë se rreth 6000 ushtarë rusë kanë vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Vladimir Putin vazhdimisht merrte raporte për viktimat, por se këto të dhëna nuk mund të ndaheshin me publikun.
Kujtojmë se takimi i dytë i paqes mes dy palëve do të mbahej sot, por ai u shty.
Ndërkohë, ukrainasit po marrin armë nga shumë vende, përfshirë Amerikën, Gjermaninë, Turqinë etj.
Shumë civilë ukrainas iu bashkuan luftës. Disa madje mbrojnë vendin me trupat e tyre duke mos lejuar kalimin e tankeve ruse. /tesheshi.com/