Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pushtimi serb edhe i fjalorit kosovar: nevoja urgjente për t`u çliruar – flasin Milazim Krasniqi dhe Ferdi Kamberi

by te Sheshi
06/09/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Pushtimi serb edhe i fjalorit kosovar: nevoja urgjente për t`u çliruar – flasin Milazim Krasniqi dhe Ferdi Kamberi

Nga Blendi Gashi

Eshtë një dukuri negative fakti që në gjuhën e tyre urbane, kosovarët përdorin shumë shprehje banale, që rrënjët i kanë tek gjuha e rëndë e serbëve, posaçërisht ajo banale.

Kjo gjuhë përdoret prej tyre pa asnjë drojë etike dhe në komunikimin ndërfamiljar, që po ashtu në raste të veçanta e has dhe në Kosovë.

E veç kësaj, ende në gjuhën e shqiptarëve të Kosovës, kanë mbetur fjalë serbe, pse jo barbarizma, ngase është fjala për  fjalë të një pushtuesi barbar; ndërkohë që fare mirë duhet të zëvëndësohen me fjalë shqipe, edhe në kontekst të shkëputjes njëherë e mirë nga Serbia.

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka thënë për portalin “Te Sheshi”, se fatkeqësisht pushtimi 1-shekullor i shqiptarëve nga serbët në Kosovë, ka lënë edhe pasojat e veta kulturore. Sipas tij, të jetuarit në një shtet të përbashkët ku administrata ka qenë në gjuhën serbe, shkollimi një pjesë në gjuhën serbe, ka bërë që gjenerata të ndryshme të shqiptarëve të huazojnë me apo pa vetëdije leksikë dhe shprehi nga gjuha dhe kultura serbe.milazim-krasniqi-ja-arsyet-pse-sulmohen-u-ccedil-k-ja-dhe-feja-islame_hd

“Përdorimi i gjuhës serbe nga shqiptarët e Kosovës më shumë vërehet tek gjeneratat e vjetra që kanë qenë pjesë e administratës dhe shërbimit ushtarak e aktiviteteve shoqërore. Kjo dukuri është më e theksuar në zonat veriore dhe verilindore të Kosovës, kurse më pak e theksuar në zonën e Dukagjinit sepse kontaktet kanë qenë më të pakta”, pohon ai.

Profesor Krasniqi thotë se pas çlirimit të vendit gjeneratat e reja kanë një diskontinuitet me këtë mënyrë komunikimi dhe ata janë të ekspozuar te përdorimi i anglicizmave por jo të sllavizmave, sepse ka ndodhur shkëputja e fortë me administratën serbe ashtu që gjeneratat e reja më nuk e kanë si problem.

“Normalisht se për ta luftuar këtë dukuri negative që ka mbetur si pasojë e periudhës së okupimit do të duhej të zhvillohej një ndjenjë e veçantë tek nxënësit dhe rinia për gjuhën shqipe, për vlerat dhe leksikun e saj, në mënyrë që të shkëputet përfundimisht i arsenali i përdorimit të gjuhës shqipe nga sllavizmat dhe përdorimi i tyre.  Unë besoj se në këtë aspekt proceset janë duke ecur, por problem mbetet niveli i ultë i arsimit publik në të cilin periudha serbe ka pasur pozitë dominante në kohën e okupimit. Tash gradualisht po zëvendësohet nga gjuha angleze që po merr pozitë dominante edhe pse prap është problematike, sepse gjuha dominante dhe kultivimi i ndjenjës për gjuhën do të duhej të ishte për gjuhën amtare”, ka deklaruar professor Krasniqi.

ferdii kamberi

Sociologu, Ferdi Kamberi, ka deklaruar për portalin “Te Sheshi”, se diskursi socio – kulturor dhe socio – linguistik lidhur me përdorimin e shprehjeve të ndryshme në publik dhe media në gjuhën shqipe nuk është i ri. Sipas tij, ky diskurs daton më herët dhe me të janë marrë studiues, analistë, gjuhëtarë, sociologë dhe të tjerë qysh herët.

“Ideja e kësaj çështje ndërlidhet me shumë aspekte:
Së pari, në përgjithësi shprehjet e ndryshme që ia atribuohen sot fjalorit të gjuhës shqipe si në publik po ashtu edhe në media (pa të drejtë), janë si rezultat i procesit të globalizimit i cili si një proces shumë dimensional nga sociologët konsiderohet si proces i cili me një dorë merr dhe me tjetrën jep.

Së dyti, kur flasim për shprehjet e ndryshme sidomos në Kosovë, nga moshat më të vjetra vërehen shprehje të gjuhës serbe dhe turke, gjë që nënkupton edhe ndikimin e pushtimeve të ndryshme që kanë ndodhur në trojet shqiptare. Gjuha shqipe si pjesë e gjuhëve indo – evropiane është mjaftë e pasur për shumë shprehje dhe nuk ka nevojë për shprehje shtesë. Mirëpo, rasti si tek gjeneratat më të vjetra kjo pothuajse është ngulitur në kokë për shkak të rrethanave shoqërore, politike dhe ekonomike të asaj kohe, ku kushtet socio – ekonomike kanë qenë të këqija, papunësia e lartë, pastaj varfëria, mungesa e shkollimit, mungesa e kontaktit me kultura të tjera, represioni serb, mungesa e kontaktit me kulturat e zonave urbane, si dhe faktorë të tjerë kanë bërë që këto gjenerata (gjeneratat e vjetra) t’i absorbojnë shumë shprehje të cilat janë në gjuhë serbe apo turke dhe shpeshherë kur ndeshemi me shprehje të tilla, kemi vështirë të analizojmë se çfarë do të thotë apo kujt po ia atribuohet! Andaj, përdorimi i shprehjeve të tilla më shumë vërehet tek gjeneratat më të vjetra se sa ato më të reja, tek ato më të reja më shumë vërehen shprehjet nga gjuha angleze ose gjermane”, ka deklaruar Kamberi.

Ai thotë se është interesante të analizohet fakti që edhe pas 15 viteve nga hegjemonizmi dhe obskuntarizmi serb, ende vërehen shumë shprehje serbe në gjuhën shqipe. Kjo sipas tij ndërlidhet me faktorin e pushtimit të shqiptarëve të Kosovës dhe punën e Akademisë serbe që shqiptarët e Kosovës sa më shumë të asimilohen dhe të harrojnë gjuhën e tyre dhe së dyti kjo na ndërlidhet edhe me mungesën e vetëdijes shoqërore se shprehjet e tilla duhet zëvendësuar dhe duhet eliminuar. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
VIDEO/Eksperimenti që të bën të lotosh: të shikosh veten me sytë e personave që do

VIDEO/Eksperimenti që të bën të lotosh: të shikosh veten me sytë e personave që do

Mos i hidhni poshtë këto videokaseta: mund të bëni miliona me to

Mos i hidhni poshtë këto videokaseta: mund të bëni miliona me to

Artistë dhe sportistë shqiptarë që u “martuan” edhe me politikën: Nga Edi Rama tek Çiljeta

Artistë dhe sportistë shqiptarë që u “martuan” edhe me politikën: Nga Edi Rama tek Çiljeta

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni