Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pushteti maqedonas e mirëpriti pa turp rekomandimin me kusht; analistët e shohin si raportin më të zi

by Te Sheshi
11/11/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Pushteti maqedonas e mirëpriti pa turp rekomandimin me kusht; analistët e shohin si raportin më të zi

Nga Mensur Krasniqi

Maqedonia e mori rekomandimin e shtatë radhazi nga Komisioni Europian për t’i hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian me kusht që ta zbatojë plotësisht marrëveshjen e qershorit/korrikut dhe të fillojë me reformat sipas rekomandimeve të KE-së. Këtë e njoftoi dje para deputetëve në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET-grupi), në Bruksel, eurokomisari për negociatat për zgjerim, Johanes Han. Ky raport ka hapur shumë debate në opinionin e gjerë në Maqedoni. Me gjithë zërat kritikë të opozitës dhe të analistëve, partia maqedonase në pushtet e vlerëson këtë raport si dëshmi të kapacitetit të Maqedonisë për të qenë jo vetëm vend kandidat, por edhe që mund  t’i nisë bisedimet me Bashkimin Europian për anëtarësim. Sipas saj, reformat e kryera nga qeveria kanë rol kyç, e janë njohur dhe pranuar nga ana e Komisionit Europian.

“Atë e panë të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë në vitet e kaluara, e pa edhe Europa, dhe qartazi e vërejtën. Fakti se raporti përmban rekomandim është dëshmia më e fortë se kapaciteti i Republikës së Maqedonisë është shumë më i madh se politikat destruktive të LSDM-së gjatë nëntë muajve të kaluar. Synimi i LSDM-së për të shkaktuar krizë politike, çka do të sillte humbjen e rekomandimit në raportin për Maqedoninë, nuk është përmbushur. Kjo do të thotë se marrja e rekomandimit për Republikën e Maqedonisë është dështim i politikave të LSDM-së,” deklaron Antonio Milloshoski, anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkaq, nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, ka theksuar në konferencën për shtypradmila kushtuar Raportit të Progresit të Maqedonisë se LSDM-ja arriti ta shpëtojë rekomandimin e Komisionit Europian për Maqedoninë, e jo VMRO-ja. Ajo shtoi se për qytetarët është pozitive që e vërteta ka arritur edhe në Bruksel, sepse Brukseli porositi se Evropa dëshiron një Maqedoni me vlera europiane.

“Funksionarë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë e kanë keqpërdorur pozitën e tyre në të gjitha sferat: në gjyqësor, në media, në procesin zgjedhor, në trupat rregullatore. Ka drejtësi selektive, korrupsion gjerësisht të shpërndarë, kërcënime ndaj gazetarëve, shqetësim serioz për politikën redaktuese të MRT-së, etj.,” deklaroi Radmilla Sheqerinska, nënkryetare e LSDM-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim, thuhet në kumtesë, e mirëpret Raportin e Progresit për Republikën e Maqedonisë për vitin 2015 si një dokument jashtëzakonisht të rëndësishëm në procesin e integrimeve, të ngritjes së vlerave demokratike dhe të përparimit të vendit.

“Raporti është një dokument objektiv i cili do të shërbejë në zbatimin e reformave të mëtejshme në procesin e integrimit europian. Me rëndësi të veçantë për të ardhmen e vendit është gatishmëria e Komisionit Europian për ta përsëritur rekomandimin e tij për hapjen e bisedimeve për aderim me Republikën e Maqedonisë. Ky rekomandim nënkupton vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes politike dhe progresin thelbësor në zbatimin e reformave prioritare. Gjithashtu, vëmendje e veçantë në të ardhmen do t’i kushtohet përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike, duke përfshirë edhe Analizën e Implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Marrëdhëniet ndërfqinjësore duhet të promovohen në vazhdimësi, duke përfshirë edhe zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale, veçanërisht duke theksuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së emrit,” thonë nga BDI-ja.

alajdin demiriPër ish-ambasadorin e Maqedonisë, Alajdin Demirin, raporti i KE-së është një dëshpërim, dhe tregon qartë se në ç’drejtim të gabuar ka qenë Maqedonia gjatë qeverisjes së kryeministrit Nikolla Gruevski. Ai vlerëson se dyert e Maqedonisë janë ende të mbyllura për t’u antarësuar në Europë, pasi, nëse nuk plotësohen kushtet e Përzhinos, Maqedonia do të izolohet nga bashkësia ndërkombëtare.

“Të gjitha raportet e deritanishme nuk janë negative, pra, nuk mbyllin derën për Republikën e Maqedonisë për anëtarësim në BE. Mirëpo nuk bëhet edhe hapje e derës, për arsye se proceset në Maqedoni vështirë se shkojnë në drejtimin e duhur. Rasti i Marrëveshjes së Përzhinos është shembulli më i mirë që dëshmon se klasa politike në Maqedoni nuk është e gatshme të hyjë në BE, për shkak se pandërprerë i nxjerr pengesa vetes. Po kështu dhe rasti i Kumanovës, si dhe shumë raste të tjera të korrupsionit. Kjo flet për paaftësinë e klasës politike,” ka deklaruar Demiri, duke shtuar se klasa politike në Maqedoni ka një mundësi të vetme, të cilën ia ka dhënë si shpërblim Brukseli për t’u antarësuar në BE.

Vështruar në aspektin juridik, profesori universitar Agim Nuhiu thotë për tesheshi.com se raporti nukagim nuhiu është me nota pozitive, meqë rekomandimi është i kushtëzuar nga implementimi i marrëveshjes politike të Përzhinos. Pra, kjo marrëveshje është tanimë një kusht që drejtpërdrejt i prek fushat kyçe, si, për shembull, gjyqësorin, lirinë e mediave, korrupsionin, pavarësinë e shërbimeve publike.

“Për mua, vendin e pret një punë e madhe në drejtim të ridimensionimit të pozitave të organeve dhe institucioneve të pushtetit gjyqësor. Që gjykatat jo veç ta gjejnë të vërtetën materiale vetëm në zbatimin e legjislacionit përkatës, por edhe në bindjen e lirë, të mbështetur në drejtësi, drejtshmëri, ndërgjegjshmëri. Drejtësia domosdoshmërisht duhet të jetë në një vijë simetrike me standardet thelbësore të drejtësisë europiane. Sipas këtij raporti, institucionet e shtetit kanë detyrime të pakontestueshme që të kujdesen në vazhdimësi për përmbushjen e detyrave për të bërë ligje, për të miratuar akte administrative, për të bërë politika shtetërore që lidhen ngushtë me barazinë, tolerancën dhe mosdiskriminimin në bazë të përkatësisë etnike,” shprehet Agim Nuhiu.

naserNdërsa në emisionin “10 minuta” të TV21-shit, kryetari i shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani, tha për raportin e Komisionit Europian se ai është raporti më i zi për Maqedoninë që nga koha kur ajo mori për herë të parë statusin kandidat për në BE.

Sipas tij, kjo qeveri, ose çdo qeveri që do të vijë, do ta ketë shumë të vështirë t’u ikë këtyre vërejtjeve, sepse BE-ja në mënyrë shumë më sistematike do të këmbëngulë që Maqedonia jo vetëm ta ndryshojë legjislacionin, por të paktën ta ndryshojë praktikën dhe zbatimin e këtyre ligjeve në harmoni, ashtu siç veprohet në BE. Si çështje pozitive për këtë raport, në krahasim me raportet e tjera, Selmani sheh faktin se BE-ja kësaj radhe flet për ngecje dhe probleme, që do të thotë se e ka kuptuar se problemet në Maqedoni nuk do të zgjidhen duke ndryshuar elitat politike, por duke ndryshuar sistemin. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
Next Post
FOTO/Kësi tunelesh futbolli mund të shihni vetëm në Argjentinë

FOTO/Kësi tunelesh futbolli mund të shihni vetëm në Argjentinë

Lideri i LSDM-së, Zaev: Pas zgjedhjeve të 24 prillit s’do jem kryetar komune por kryeministër

Lideri i LSDM-së, Zaev: Pas zgjedhjeve të 24 prillit s’do jem kryetar komune por kryeministër

Basha braktis mozbindjen civile: Tani protesta deri në rrëzimin e qeverisë

Basha braktis mozbindjen civile: Tani protesta deri në rrëzimin e qeverisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni