Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pushimet, ja ç’i bëjnë vetes një pjesë kosovarësh me kreditë që marrin

by te Sheshi
04/07/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Pushimet, ja ç’i bëjnë vetes një pjesë kosovarësh me kreditë që marrin

Nga Bashkim Kastrati

Bankat komerciale që veprojnë në Kosovës e shfrytëzojnë çdo mundësi apo periudhë kohore për të ofruar kredi. Ofertat e fundit kanë të bëjnë me pushimet verore dhe festën e Fiter Bajramit.

Bankat, përmes reklamave u bëjnë thirrje qytetarëve që të shkojnë në pushime të “ëndrrave” përmes kredive që u japin ato. Sigurisht kjo ofertë e ka pjesën e “ëmbël” pasi që ka qytetarë që marrin kredi për pushime verore, por pastaj për muaj apo vite të tëra duhet të paguajnë kamata të larta për ta kthyer borxhin ndaj bankës.

Oferta të tilla tashmë janë bërë praktikë për çdo vit sa i përket pushimeve dhe festave të ndryshme.

Ofertat e tilla nga bankat për të marrë kredi për festat e Bajramit kundërshtohen nga praktikuesit e fesë islame, pasi që i konsiderojnë kamatat të ndaluara dhe këto oferta që ta festojnë Bajramin duke marrë kredi, i konsiderojnë si fyerje ndaj besimtarëve myslimanë.

Sipas ekonomistëve, këto kredi janë atraktive për qytetarët, pasi që u lëshohen me procedura të thjeshtëzuara për një kohë të shkurtër, por me kamata të larta dhe në anën tjetër këto kredi e ngarkojnë buxhetin familjar.

Edhe në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se pak më shumë se gjysma e ekonomive familjare në Kosovë gjatë vitit të kaluar kanë deklaruar se nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një shpenzim të papritur prej 500 eurosh përmes burimeve vetanake.

Kurse, 70 për qind të ekonomive familjare nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një pushim vjetor njëjavor.

Ekonomisti Lulzim Beqiri ka thënë për tesheshi.com se bankat komerciale në Kosovë e shfrytëzojnë çdo mundësi për të përfituar nga qytetarët përmes kamatave të larta. Ai thotë se këto oferta kanë prioritet vetëm përfitimet e bankave, por jo edhe të qytetarëve.

“Këto ditë kemi pasur një fushatë tejet të madhe sa i përket kredive për festa dhe pushime, e që në parim s’kam asgjë kundër, por kur shoh kamatat tejet të larta më bënë të mendoj se këto banka e kanë vetëm për përfitime të tyre, pa pasur dertin për festa dhe pushime për konsumatorët e tyre. Po të kishin kujdesin e duhur në këto festa, zyrtaret e bankave komerciale do të ofronin oferta serioze me kamata tejet të ulëta për arsye të festave që ata i referohen sidomos Banka TEB, që ka pas ofertë kredie për bajram, po jo me ato kamata tejet të larta”, thotë Beqiri.

Ai thotë se në këtë situatë, qytetarët nuk kanë zgjidhje tjetër, por i drejtohen bankave për të realizuar planet e tyre, ndërsa gjatë tërë vitit apo edhe më shumë do të paguajnë për kthimin e asaj kredie.

“Thjesht nuk ka kujdes dhe respekt për konsumatorët, me këto kamata, qytetarët janë venë para aktit të kryer nuk kanë zgjidhje tjetër pos të marrin ata kredi që nuk i marrin prej vullnetit të tyre, por për të krijuar një mirëqenie më të mirë”, theksoi Beqiri.

Ofertat e kredive për pushime dhe pushime të pafavorshme

Ekonomisti Mustafë Kadriaj ka thënë për tesheshi.com se bankat komerciale duke e shfrytëzuar një zbrazësi institucionale e vërshuan Kosovën ku shumica e Bankave ishin me kapital të huaj, por edhe ato pak banka me kapital vendor nuk ishin aspak me të favorshme karshi bizneseve të brishta dhe qytetarëve të lodhur financiarisht nga kreditë me kamata të larta dhe të pafavorshme.

Ai mendon se si pasojë e kësaj situate të lartcekur, shumë biznese kanë falimentuar dhe shumë familje kanë humbur pasuritë e tundshme dhe të patundshme duke mos arritur që t’i paguajnë këstet mujore.

“Nëse një kategori e bizneseve ka dështuar si nga ana ligjore dhe morale janë pikërisht bankat komerciale. Dështimi nga ana ligjore është sepse së pari nuk veprojnë në konkurrencën e plotë, e them këtë sepse dyshohet se bëjnë marrëveshje të pashkruara që të kenë nivel të kamatave të njëjta që në një mënyrë veprojnë si kartelë që janë në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe parimet e ekonomisë së tregut”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se edhe ofertat për kredi për pushime apo festa të ndryshme janë të pafavorshme për gjepin e qytetarëve.

“Duke u bazuar në atë që u cek më lartë, këto banka mund të quhen fajdegjinjë të legjitimuar, kartela bankare, oligopole, por mese paku në atë që janë të regjistruar pranë Agjencionit për Regjistrim të Bizneseve (ARBK) në kuadër të Ministrisë se Tregtisë si dhe licencat që i marrin nga Banka Qendrore e Kosovës si biznese që të kontribuojnë në zhvillimin e aktivitetit biznesor. Meqë bankat komerciale në Kosovë nuk kanë të ndalur pa u ndrojtur nga askush që ngjallin dyshimin që njerëz të pushtetshëm qëndrojnë pas tyre , me këtë dua të them që përderisa nuk kam fakte të prekshme nuk kam të drejt me akuzuar, por me këto sjellje të po këtyre bankave që veprojnë që 17 vite të ngjallin dyshim për një gjë të tillë’, theksoi Kadriaj.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, mbi 2. 2 miliardë euro ka arritur vlera e kredive në 10 bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, me kamata të interesit mbi 8 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.
Sektori bankar në Kosovë, llogaritet sektori më fitim-prurës, i cili pothuajse për çdo vit rezulton me performancë të qëndrueshme. Edhe niveli i kredive joperformuese në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, ende mbetet më i ulëti në rajon. /tesheshi.com/

Related Posts

Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Next Post
Edi Rama “shfaqet” në Maqedoni, ja çdo bëjë Zaev me administratën

Edi Rama “shfaqet” në Maqedoni, ja çdo bëjë Zaev me administratën

Provokimi i një “Sharlie Hebdo”-je gjerman, reagon ashpër Ankaraja: ndalojeni!

Provokimi i një “Sharlie Hebdo”-je gjerman, reagon ashpër Ankaraja: ndalojeni!

Sa kilometra ecën një njeri gjatë gjithë jetës së tij?

Sa kilometra ecën një njeri gjatë gjithë jetës së tij?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni