Sindikata e Përgjithshme e Punës në Greqi (GSEE) ka njoftuar se po parashikohet mbajtja e një greve dy ditore, në një ditë që do të vendoset nga komiteti ekzekutiv, për të protestuar ndaj reformës në pension
Sindikata bëri me dije në një deklaratë se do të vijojë lufta kundër vendosjes së pensioneve të reja si dhe akuzoi qeverinë se pretendon të negociojë me kreditorët e vendit ndërkohë që në të vërtetë e ka arritur një marrëveshje më herët.
“Punëtorët janë të trembur nga rrengjet e reja të marrëdhënieve me publikun nga ana e qeverisë”, – thuhet në një deklaratë të GSEE. “Ata shohin se çfarë po ndodh, ndaj jemi të vendosur të luftojmë kundër qeverisë dhe masave të saj të rrepta, të cilat po varfërojnë çdo ditë e më shumë popullin”, – vijon deklarata. /tesheshi.com/