Komuna e Skenderajt ka njoftuar se administrata do të hyjnë në grevë si solidarizim me kryetarin e tyre, Sami Lushtaku, i cili ka filluar grevën për shkak të mos ofrimit të shërbimeve mjekësore.
“Nga dita e hënë 18 janar 2016 të gjithë punëtorët e Administratës komunale do të hyjnë në Grevë Solidarizuese me Lushtakun. Të gjithë punëtorët do të jenë në vendet e tyre të punës, por do të ndërpriten të gjitha shërbimet me qytetarët”, thuhet në komunikatë.
Më këtë rast shprehet edhe shqetësimi për trajtimin të padrejtë dhe johuman të Lushtaku.
Komuna e Skenderajt kërkon nga Presidentja e Kosovës, Avokati i popullit dhe
institucionet e tjera relevante, që të reagojnë karshi shkeljes së rëndë të të drejtave elementare njerëzore ndaj Lushtaku.
“Privimi nga e drejta për të marrë shërbime shëndetësore është në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Sa për dijeni të institucioneve dhe opinionit publik, shërbimi shëndetësor nuk u ndalohet as robërve të luftës.
Gjendja shëndetësore e Lushtaku është serioze dhe ndalimi i ofrimit të shërbimeve adekuate mjekësore përbën rrezik për jetën e tij, prandaj kërkojmë nga institucionet
relevante kompetente që të marrin masa urgjente në drejtim të përmirësimit të kësaj situate, që është shqetësim jo vetëm i familjes Lushtaku, por edhe i institucioneve lokale të Skenderajt dhe qytetarëve të kësaj treve”, thuhet në komunikatë./tesheshi.com/