Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e rënies së një kablli elektrik në ish rezervatin e shtetit në Pukë.
Trupin e pajetë e kanë gjetur zjarrfikësit, pasi ishin lajmëruar se në zonën Rrapës kishte rënë zjarr.
Këputja e kabllit të tensionit të lartë kishte shkaktuar flakët, por fatkeqësisht dhe vdekjen e shtetasit me inicialet B.S, banues në fshatin Rryp.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tesheshi.com/