Douglas Hammersley festoi përvjetorin e tij të 101 dhe familjarët i organizuan një festë në këtë ditë. Më pas ata postuan disa foto në rrjet, duke bërë që mediat të shkruanin një lajm për jetëgjatësinë e tij.
Por duket se kjo ishte ideja më e keqe që familjarët e tij patën, pasi edhe pse pa dijeni, ata e bënë të paguante shtrenjtë abuzimin seksual që kishte bërë rreth 40 vite më parë më një nxënëse të tij.
Ka qenë pikërisht ish-nxënësja e abuzuar seksualisht e cila përmes fotove e ka njohur dhe ka shkuar në polici për ta denoncuar, shkruan “Mirror”. Pasi rasti është verifikuar nga organet kompetente angleze, i moshuari është detyruar të paguaj 25 mijë sterlina si dëmshpërblim./tesheshi.com/