Grupi parlamentar i demokratëve në Kongresin Amerikan ka përfunduar raportin në lidhje me “Russia Gate”.
Ai hedh poshtë akuzat e republikanëve ndaj FBI-së se ka abuzuar me pushtetin e saj në hetime.
Por raporti i demokratëve u shpërnda sot me disa modifikime pasi u bllokua në fillim nga Trump, i cili tani përkrah shpërndarjen e memo-s së demokratëve.
Memoja e opozitës përmban edhe element shtesë të lidhjeve të njerëzve të Donald Trump-it me rusët, gjatë fushatës elektorale. /tesheshi.com/