Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PTK e Kosovës: si u degradua dhe u shkatërrua nga politika

by te Sheshi
23/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
PTK e Kosovës: si u degradua dhe u shkatërrua nga politika

Nga Bashkim Kastrati

Organizata “Çohu!” ka reaguar në lidhje me kontestet e humbura të Post-Telekomit të Kosovës. Sipas saj, vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për degradimin dhe shkatërrimin e vazhdueshëm të PTK-së si dhe tregon për papërgjegjësinë e madhe dhe keq-menaxhimin e kësaj ndërmarrje.

“Kompania “Devolli Group” e cila e ka fituar rastin, është dëshmuar të ketë lidhje të forta me pushtetin dhe politikën. Madje jo rrallëherë zyrtarë të lartë kanë qenë pjesë e ahengjeve të pronarëve të kësaj kompanie. Kjo lidhje krijon edhe më shumë dyshime se edhe inicimi i rastit në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë mund të jetë një bashkëpunim ndërmjet palëve që procesi të arrijë deri në këtë fazë”, thuhet në reagim.

Ky është vendimi i dytë në dëm të Kosovës gjatë këtij viti, pasi që para disa muajve Gjykata e Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris  mori vendim që kompania “AG Staatsdruckerei” të dëmshpërblehet me pesë milionë euro nga Qeveria e Kosovës.

Nuk janë të vetmet këto dy vendime në dëm të PTK-së dhe Republikës së Kosovës.  Po gjatë kësaj jave do të vendoset edhe për kontestin me kompanisë Axos, e cila kërkon 50 milionë euro dëmshpërblim për shkak se Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) ka ndërprerë njëanshëm kontratën, një javë para se të përfundojë afati i fundit që kompania Axos të bëjë pagesën si fituese e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Post-Telekomit të Kosovës.

“Çohu!” konsideron se vendimet e papërgjegjshme të zyrtarëve të lartë qeveritarë po e dërgojnë shtetin, e në ketë rast PTK-në drejt falimentimit. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë transparente të gjitha kontestet që i ka me kompani të ndryshme në arbitrazh dhe të marrë masa për personat që i kanë shkaktuar këto dënime dhe konteste me kosto të madhe financiare. Transparente duhet të bëhen edhe profilet e personave të angazhuar në mbrojtjen e Kosovës në këto raste. Zyrtarët qeveritarë të përfshirë në këto raste duhet të japin përgjegjësi politike dhe penale nëse konstatohet një gjë e tillë për veprimet e tyre në këto raste, të cilat po i kushtojnë Kosovës dhjetëra miliona euro.

“Dëmet nga vendimet e papërgjegjshme, të gabuara apo ndoshta edhe të qëllimshme, kanë ndikuar që Qeveria e Kosovës të shpenzojë qindra-mijëra euro për t’u mbrojtur në këto procese gjyqësore. Me 25 gusht të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka ndarë 350 mijë dollarë për mbrojtjen e PTK-së në Arbitrazh në rastin e Axos. Gjithashtu me 21.12.2016 ndau edhe 150 mijë euro për këtë rast”, thuhet në reagim.

Miliona euro janë harxhuar nga qeveria për të përgatitur privatizimin e Post-Telekomit dhe të gjitha këto para kanë shkuar kot. Qeveria e Kosovës, në total ka paguar 4.2 milionë euro, për këshilltarët e transaksionit dhe ata strategjik, roli i të cilëve ishte të përpilojnë pakon tenderuese për procesin e privatizimit të PTK-së. Më 2009, “Telco AG & Wolf Theiss”, si këshilltar i transaksionit, fitoi kontratë në vlerë prej: 1.150.000,00 €; përderisa “Hunton & Williams LLP “, si këshilltar strategjik mori kontratë në vlerë 549,233.00 €; Më 2012, gjatë procesit të dytë të privatizimit të PTK-së, qeveria kishte angazhuar konzorciumin francezo-austriak “Lazard Freres S.S.S dhe Raiffeisen Investment AG”, ku vlera e kontratës ishte 2,495,000.00 €.

Mirëpo puna e këshilltarëve të tillë asnjëherë nuk është bërë e qasshme për publikun dhe si e tillë tashmë është pa asnjë vlerë dhe rëndësi. Këta këshilltarë kanë pasur ndikim të konsiderueshëm në gjithë procesin veçmas gjatë fazës së parë të privatizimit, kanë ndikuar dhe determinuar procesin në mënyrë të njëanshme veprim që shtyri edhe në dështim të privatizimit të ndërmarrjes.

Organizata “Çohu!” e konsideron shqetësues dhe të papërgjegjshëm faktin që deri me tani në tërë procesin e PTK-së janë humbur miliona euro (4.2 milionë euro për këshilltarët e transaksionit) dhe 30 milionë tash për operatorin Z-MOBILE dhe  akoma nuk dihet se si do të përfundojë padia e AXOS.  Ky është një shkatërrim i PTK-së, që duket të jetë i qëllimshëm nga përgjegjësit: menaxhmentet e PTK-së dhe Qeveria e Kosovës.

Deri më tani nuk është dhënë përgjegjësi as politike dhe as penale lidhur me keq- menaxhimin, problemet e vazhdueshme me dështimin në privatizim si dhe degradimin e vazhdueshëm të PTK-së.

Ajo i bën thirrje Prokurorisë së Shtetit që të fillojë një hetim të gjërë për personat të cilët ishin përgjegjës dhe të cilët mbajnë përgjegjësi për degradimin dhe shkatërrimin e PTK-së, deri në këtë masë.

“Dikush duhet të jetë përgjegjës për humbjet e 34.2 milionë eurove të PTK-së deri më tani. Pos përgjegjësisë politike duhet të ekzistojë edhe përgjegjësia penale për personat përgjegjës (bordi aktual dhe ai i kaluar i PTK-së, drejtori aktual dhe drejtorët e mëhershëm, ministri aktual i Zhvillimit Ekonomik, dhe ministrat e mëhershëm)”, thuhet tutje në reagim.

Organizata “Çohu!” e konsideron të nevojshëm dhe urgjent fillimin e procedurave për përgjegjësinë politike dhe penale për përgjegjësit kryesor dhe të tjerët të përfshirë në degradimin dhe shkatërrimin e vazhdueshëm të PTK-së të cilat vazhdojnë t’i kushtojnë çdo ditë e më shumë Republikës së Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij
Analizë

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Next Post
Lufta sapo ka mbaruar, fëmijët luajnë me borë të lumtur në Siri

Lufta sapo ka mbaruar, fëmijët luajnë me borë të lumtur në Siri

Akreditimi i universiteteve, raporti përfundimtar do të dalë në fund të muajit

Akreditimi i universiteteve, raporti përfundimtar do të dalë në fund të muajit

Ligjvënësi muslimano-amerikan nis mandatin në Kongres duke u betuar mbi Kur’an

Ligjvënësi muslimano-amerikan nis mandatin në Kongres duke u betuar mbi Kur’an

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni