Kjo mund të jetë një goditje e rëndë për pronarët e qenve, por një studim i kohëve të fundit ka treguar se qentë e urrejnë përqafimin.
Psikologët e kafshëve thonë se qentë ndihen të stresuar e të palumtur kur përqafohen nga pronarët e tyre, pasi kjo i pengon ata të vrapojnë.
Një studim analizoi 250 foto me qenë gjatë kohës që përqafoheshin dhe rezultoi se tetë nga dhjetë kafshë dukeshin qartë se nuk ndiheshin rehat.
Ekspertët e The Kennel Club dhe Battersea Dogs & Cats Home thonë gjithashtu se pronarët e nuk duhet t’i trajtojnë qentë sikur të ishin fëmijë, pasi kafshët shtëpiake nuk i pëlqejnë përqafimet. /tesheshi.com/