Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Psikologë dhe sociologë kosovarë: interneti po merr m`qafë rininë, kanë braktisur librat

by te Sheshi
16/12/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Psikologë dhe sociologë kosovarë: interneti po merr m`qafë rininë, kanë braktisur librat

Nga Blendi Gashi

Ndikimi i rrjeteve sociale tek të rinjtë ka arritur pothuajse në nivelin e varësisë. Kështu, pjesa më e madhe e të rinjve, kanë hequr vëmëndjen e tyre nga bota e librave, pasi për t’u bërë të dukshëm apo për të qenë në hap me kohën, qëndrojnë online me të rejat e fundit që vijnë nga rrjetet sociale.

Sociologë dhe psikologë pranojnë se rinia kosovare pothuasje në përgjithësi është e bërë e varur nga përdorimi i rrjeteve sociale duke lënë anash librin, që padyshim sipas tyre është një gjë tejet negative.

Ata thonë se duhet të merren hapa për të ndryshuar këtë dukuri negative që mund të jetë me pasoja për nxënësit dhe studentët, andaj duhet të reagojnë si institucionet lokale ashtu edhe qëndrore që rinisë më shumë t’u krijohen kushte për lexim.

Ata thonë se të rinjtë duhet të dijnë të menaxhojnë kohën e tyre, ta përdor internetin në nivele të shëndosha dhe të mos rrinë me orë të tëra në të pasi një gjë e tillë është e dëmshme.

Të krijohen programe bllokimi që fëmijët të përdorin më pak rrjetet sociale e më shumë librat

Sociologu Ferdi Kamberi, rrjetet sociale përveç se kanë krijuar tek njeriu një varësi, ato kanë ndikuar që një pjesë e shoqërisë sidomos gjeneratat e reja informatat t’i marrin kryesisht nga këto rrjete dhe shpeshherë librat t’i lëjnë anash.unnamed

“Ideja e Marshall Mucklehan në vitet 70-ta se në epokën e mëvonshme bota do të jetë një fshat global dhe libri dalëngadalë do të zëvendësohet me mjete tjera. Deri diku mund të themi se është e drejtë. Megjithëse, nuk mund të paragjykojmë se nuk lexohet libri sot? Njerëzit të cilët lexojnë libra ende i qëndrojnë besnik librit. Por, ajo që mund të pajtohemi me autorin në fjalë është fakti se çdo herë e më shumë rrjetet sociale përveç anës pozitive po kanë edhe anë negative, por edhe ndikim tek kultura e leximit. Shoqëria kosovare edhe pse sot përdor me të madhe rrjetet sociale, mund të themi se në një masë të konsiderueshme këto rrjete sociale e kanë zëvendësuar librin, sidomos fakti që një pjesë e librave tashmë janë edhe në formën elektronike (online)”, ka deklaruar Kamberi për tesheshi.com.

Ai thotë se prindërit së bashku me furnitorët e rrjeteve duhet të krijojnë programe bllokimi apo programe të kufizuara për fëmijët, në mënyrë që fëmijët t’i përdorin më pak rrjetet sociale e më shumë librat.

“Pedagogët në shkolla duhet të krijojnë një kulturë leximi për nxënësit përmes formave të recensioneve, recitimeve, poemave, eseve, e të tjera në mënyrë që të ngulitet tek nxënësit kultura e leximit. Niveli qëndror po ashtu lokal, shoqëria civile, qendrat rinore, e të tjera duhet të përkushtohen më shumë në krijimin e rutinave të leximit, apo orëve letrare, në mënyrë që të ketë takime për kulturën e leximit. Së fundi, edhe media si agjent i socializimit, përmes programeve të shumta duhet të krijojë një vetëdijesim tek qytetarët lidhur me leximin e librit”, thotë sociologu Kamberi.

Të rinjtë të menaxhojnë kohën, ta përdor internetin në nivele të shëndosha

Psikologu Adem Shala, thotë për tesheshi.com se përdorimi i rrjeteve sociale ka ndikuar jashtëzakonisht tek të rinjtë që të zëvendësojnë jo vetëm kohën e leximit të librit duke kaluar këtë kohë në përdorim të rrjeteve sociale, por  duke zëvendësuar edhe aktivitetin fizik dhe rekreacionin në përgjithësi.

adem shala

“Mund të themi që rrjeti social është bërë një normë tek të rinjtë tanë. Një i ri sot nuk e koncepton librin si burim kënaqësie, kjo sepse  pjesën më të madhe ata e kalojnë në internet çka e largon vëmendjen tek ajo që është më të vërtetë e rëndësishme në jetë.  Ky shqetësim është pothuajse global, por në veçanti atakon vendet që nuk kanë ndonjë traditë të madhe leximi, si dhe popujt që kanë nivel të ulët shkollimi. Ndryshimi i kësaj praktike mund të bëhet duke ndërmarrë iniciativa për themelimin e grupeve letrare, ose grupe leximi që do stimulonin njëri tjetrin për të lexuar që do shërbenin si grupe “peer consuling” me çka do ishin edhe model për të rinjtë e tjerë të shkollës dhe mjedisit që i rrethon.  Unë besoj se duke lexuar një libër bota e të riut mund të ndihmojë në ndryshimin e psikologjisë së tij. Ndaj është shumë e rëndësishme të theksojmë që shkolla, mediat dhe  prindërit mund të luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e kulturës së leximit duke ofruar modele, duke promovuar leximin e librave dhe duke i motivuar të rinjtë për të lexuar sa më shumë. Mirëpo edhe vet i riu duhe ta menaxhojë kohën dhe ta përdor internetin në nivele të shëndosha”, thotë psikologu Shala.

Sociologu Besim Gollopeni, ka deklaruar për tesheshi.com se përdorimi i internetit dhe rrjedhimisht rrjetet sociale, i ka edhe anët e veta pozitive, në qoftëse përdorimi është i arsyeshëm. Ai thekson se çdo gjë që përdoret arsyeshëm në aspektin kohorë dhe atë përmbajtjesor, padyshim se i ka anët pozitive, e kundërta ka efekte negative.

gollopeni

“Është karakteristike të theksohet se interneti por edhe rrjetet sociale dita ditës po tërheqin vëmendjen e njerëzve për të lexuar apo / ose marr informacione më shumë se sa në libra fizik – kopje fizike. Shpesh me rastis t’i pyes studentët e mi, ku e keni lexuar këtë informacion?! Dhe përgjigjja është si zakonisht ne internet ose në rrejte sociale. Personalisht mendoj se nga dita në ditë librin (kopjen fizike) po e zëvendëson digjitalizimi apo libri elektronik dhe kjo është gati sa e pandalshme mirëpo, ajo që duhet bërë, konsideroj se duhet të ketë censurë të kontrollit të plasimit të materialeve në internet nga institucionet dhe individët gjegjës në njërën anë dhe në anën një fushat vetëdijesuese rreth besueshmërisë së marrjes së informacioneve nga interneti në përgjithësi dhe rrjetet sociale në veçanti, sidomos te të rinjve”, ka deklaruar Gollopeni.

/tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Opozita e Tiranës kërkon shpalljen e Edi Ramës “person non grata”

Opozita e Tiranës kërkon shpalljen e Edi Ramës “person non grata”

Publikohet varianti boshnjak i “Zajednicës”: Ja si Kosova do përfundojë me “Republikë Serpska” brenda saj

Publikohet varianti boshnjak i “Zajednicës”: Ja si Kosova do përfundojë me "Republikë Serpska" brenda saj

Will Smith: nëse flitet ende kështu për myslimanët, do të garoj në zgjedhjet presidenciale

Will Smith: nëse flitet ende kështu për myslimanët, do të garoj në zgjedhjet presidenciale

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni