Tek Paris Saint Germain nuk kanë vënë kufij në preferencat për merkaton. Pasi kanë siguruar shërbimet e një ylli si Neymar, kryeqytetasit synojnë të sjellin në Francë Pep Guardiolën.
Sipas britanikes “Mirror”, përfaqësues të klubit parizien kanë kontaktuar stafin e Guradiolës, “për t’i matur pulsin” për sezonin tjetër.
PSG e ka thuajse “në xhep” kampionatin në Francë dhe është seriozisht “në valle” për Champions League, por pavarësisht të gjithave, drejtuesit kërkojnë të marrin një tjetër yll në skuadër, edhe pse kësaj rradhe yll pankine.
Me trajnerin Emeri që ka një përgatitje të kufizuar në futboll, mbase edhe për marketing, PSG po mendon për Guardiolën, edhe pse dihet se do të jetë e vështirë ta shkëpusin atë nga Manchester City, i cili duket se po shijon aromën e titullit në Premier League, i shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit. /tesheshi.com/