Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse veprimet e ministrit Izraelit në Al Aksa shihen si “provokuese”?

Kompleksi i xhamisë së shenjtë, një nga pikat më të nxehta në konfliktin izraelito-palestinez

by te Sheshi
04/01/2023
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Pse veprimet e ministrit Izraelit në Al Aksa shihen si “provokuese”?

Ministria e Jashtme e Palestinës e ka dënuar vizitën e ministrit të sigurisë kombëtare të ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, në kompleksin e Xhamisë Al Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, duke e quajtur atë një “provokim të paprecedentë”.

Më herët, grupi palestinez Hamas, nga ana e tij, tha se do ta konsideronte Izraelin përgjegjës për çdo pasojë të vizitës së Ben-Gvir të martën.

“Çdo përshkallëzim në xhaminë Al Aksa do ta shpërthejë situatën dhe qeveria okupuese do të jetë përgjegjëse për këtë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif al Qanoua.

Udhëheqësi i opozitës izraelite dhe ish-kryeministri Yair Lapid kishte paralajmëruar gjithashtu të hënën se hyrja e planifikuar e Ben-Gvir në kompleks do të çonte në dhunë duke e quajti atë një “provokim të qëllimshëm që do të vërë jetë në rrezik”.

Shtimi i numrit të hebrenjve ultranacionalistë që hyjnë kompleks si dhe sulmet e përsëritura të forcave izraelite të sigurisë brenda sallës së lutjeve të xhamisë Al Aksa në dy vitet e fundit, kanë rezultuar në konfrontime midis forcave izraelite të sigurisë dhe grupeve të kolonëve nga njëra anë dhe Palestinezëve nga ana tjetër.

Le të shqyrtojmë pse veprimet e Ben-Gvir u panë si ‘provokuese’.

E ndodhur në qytetin e vjetër të Jeruzalemit Lindor të pushtuar, Xhamia Al Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët, pas Mesxhid al Haram (Qabes) në Mekë dhe Mesxhid al Nebeuij (Xhamisë së Profetit Muhamed) në Medine.

Për hebrenjtë, vendi njihet si Mali i Tempullit, një vend i shenjtë që besohet të jetë vendndodhja e dy tempujve të lashtë hebrenj.

Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, ku ndodhet Al Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967.

Që atëherë, shkeljet izraelite kundër vendit kanë qenë të pandërprera, duke e bërë Al Aksanë një pikë të nxehtë konflikti midis besimtarëve myslimanë dhe hebrenjve që duan të marrin kontrollin e plotë të vendit, me disa grupe të vijës së ashpër që dëshirojnë të rindërtojnë një tempull në vend të tij.

Me anë të një lëvizjeje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli aneksoi të gjithë qytetin e Jerusalemit në vitin 1980, duke e shpallur atë kryeqytetin “e përjetshëm dhe të pandarë” të shtetit të vetëshpallur hebre.

Rëndësia fetare

Sipas besimit islam, kompleksi Al Aksa ka qenë Kibla e parë e muslimanëve (drejtimi në të cilin falen besimtarët muslimanë). 

Xhamia Al Aksa ka qenë një nga xhamitë e para, sipas Islamit, e ndërtuar pas Qabes, ndërtesës në formë kubi të zezë në Mekë ku muslimanët kryejnë pelegrinazhet e Haxhit dhe Umres dhe falin namazin e tyre.

Xhamia shënon gjithashtu destinacionin e Israsë së Profetit Muhamed.

Në shekullin e VII, Profeti Muhamed udhëtoi nga Mesxhid al Haram në Al Aksa (që do të thotë “më i largët” duke iu referuar distancës së saj nga Meka) brenda një nate. Atje, ai udhëhoqi të dërguarit e mëparshëm të Allahut në lutje dhe u ngjit në qiell nga Kubeja e Ngjitjes në një udhëtim të quajtur Miraxh.

Vendi është gjithashtu i shenjtë për hebrenjtë pasi dy tempuj të lashtë mendohet se ndodheshin aty, e që është gjithashtu shtëpia e “Gurit të Themelimit”, pika e fillimit të krijimit të botës sipas hebrenjve.

E para u ndërtua nga mbreti Solomon dhe më vonë u shkatërrua nga babilonasit, ndërsa Perandoria Romake shkatërroi të dytën pasi qëndroi për rreth gjashtë shekuj.

Një pikë konflikti

Për palestinezët, Al Aksa është e rëndësishme përtej aspektit të saj fetar. Është një qendër kulturore dhe një simbol i rezistencës. Prandaj ka qenë një objektiv i vazhdueshëm i agresionit izraelit.

Palestinezët gjithashtu hasin në pengesa në mënyrë rutinore për të hyrë në Al Aksa, pasi Izraeli ka vendosur forca sigurie që rrethojnë kompleksin, duke u mohuar sistematikisht hyrjen palestinezëve.

Përkundër kësaj, kompleksi i Xhamisë Al Aksa vazhdon të tërheqë dhjetëra mijëra muslimanë që mblidhen atje për t’u lutur dhe përkujtuar ditët e shenjta.

Sipas një marrëveshjeje të ndjeshme mbi status quo-në, në të cilën Izraeli është palë, Jordania vepron si kujdestare e vendit nëpërmjet një organizate islamike të quajtur Vakëf. Personeli izraelit që punon në koordinim me Vakëfin për ruajtur sigurinë në kompleks.

Sipas marrëveshjes, hebrenjtë dhe të krishterët lejohen ta vizitojnë xhaminë Al Aksa, por vetëm muslimanët lejohen të luten brenda, kurse hebrenjtë në pjesën e Murit Perëndimor. Megjithatë, izraelitët e kanë anashkaluar prej kohësh këtë marrëveshje, duke e vizituar xhaminë në numër më të madh dhe duke u falur atje.

Izraeli gjithashtu ka kryer gërmime në afërsi të xhamisë, për të cilat ekspertët palestinezë kanë paralajmëruar se do të dëmtojnë themelet e Al Aksasë.

Sipas Palestinës, bastisjet izraelite kanë për qëllim ndarjen e xhamisë midis muslimanëve dhe hebrenjve, njësoj siç u nda Xhamia e Ibrahimit në Hebron (El Khalil) në vitet 1990. /tesheshi.com/

Related Posts

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?
Kryesore

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025
Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij
Analizë

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
Next Post
Rekord vrasjesh policore djepin e demokracisë botërore

Rekord vrasjesh policore djepin e demokracisë botërore

Vietnam: shuhet 10-vjeçari i bllokuar në një shtyllë betoni

Vietnam: shuhet 10-vjeçari i bllokuar në një shtyllë betoni

Ekspertët zbulojnë sekretin e “shkatërrimit” të disa shteteve arabe

Ekspertët zbulojnë sekretin e “shkatërrimit” të disa shteteve arabe

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni