Asi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, 39 vjeç, u kthye në ekipin kombëtar suedez sot, pasi i dha lamtumirën 2016.
Dhe, në konferencën për shtyp, u përlot pas pyetjes që ju bë: Si reagoi familja ndaj faktit që do vijoni të luani sërish për ekipin kombëtar?
“Nuk është një pyetje e mirë që ju bëni. Djali im Vincent qau kur u largova dhe e lashë atë. Por tani është në rregull,” tha Zlatan mes lotësh.
Dihet që Zlatan u nda nga familja e tij në Suedi gjatë gjithë pandemisë së koronavirusit dhe kthimit të tij ishte shumë emocionues. /tesheshi.com/
I love this man https://t.co/MxwZ4QnYfB pic.twitter.com/AKhFvugX1v
— Kilpin. (@KilpinChronicle) March 22, 2021