Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse Thaçi nuk e kapërceu as këtë vit pragun e Jasharajve?!

by te Sheshi
06/03/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Pse Thaçi nuk e kapërceu as këtë vit pragun e Jasharajve?!

Nga Blendi Gashi

Pas misterit të madh se pse Jasharajt kanë zgjedhur të jenë të tërhequr karshi çdo zhvillimi në  Kosovë, vjen dhe tjetri: pse Hashim Thaçi nuk shkon në kullën e tyre?!

U panë aty të gjithë, edhe Jahjaga, por Thaçi jo. Madje as Mustafa, por që gjithsesi e pati një arsyetim, sado naiv.

Dhe po bëhen vite që ish-kreu politik i UÇK-së nuk duket aty, ndërkohë që pas lufte shkonte çdo fillim marsi.

Dhe nuk dihet arsyeja se pse Thaçi ka ftohur tej mase raportet me Jasharajt.

Edhe pse është pyetur nga gazetarët, ai asnjëherë nuk ka treguar arsyen se pse pas homazheve që bën në varrezat e familjes Jashari, nuk shkon edhe në Kullën e tyre.

Provë e ftohjes mes tyre – nuk dihet saktësisht nëse Jasharajt nuk e dua apo e kundërta – është dhe fakti se presidenti i zgjedhur ka disa ditë që po viziton familje të dëshmorëve në shtëpitë e tyre në mbarë vendin, por të shtunën, më 5 mars, edhe pse ishte në Prekaz, ai sërish nuk shkoj në Kullën e Jasharajve.

Dhe kjo ka bërë që përfaqësues të shoqërisë civile të reagojnë. Sipas tyre, aq më tepër tashmë që është president, Thaçi e ka obligim të tregojë arsyen pse nuk po e viziton familjen Jashari për disa vite me radhë.

Agron Demi, drejtor i Institutit për Studime të Avancuara (GAP), përmes një postimi bërë në Facebok ka thënë se “një president i cili heziton me ja shtri dorën familjes Jashari, as nuk është unifikues e as president”.

Por çfarë ka thënë Murat Jashari për këtë?

Për mosshkuarjen e Hashim Thaçit në Kullën e Jasharajve është pyetur edhe një ndër përfaqësuesit kryesorë të familjes Jashari, Murat Jashari. Por ai, tejet i kujdesshëm, ka dhënë një përgjigje diplomatike, duke thënë se “ata si familje e kanë derën hapur të për të gjithë, qoftë liderë politik, apo edhe qytetarë të të gjitha anëve.” Dhe ky është një deklarim i lirë për t’u komentuar, por që nuk hedh asfarë dritë mbi këtë mister, sa i luftës aq dhe i politikës.

Edhe Mustafa në gjurmët e Thaçit

Por nuk është vetëm Thaçi ai që ka devijuar rrugë dhe nuk ka shkuar tek Kulla e Jasharajve. Të njëjtën gjë ka bërë dhe kryeministri Isa Mustafa, i cili pas homazheve që ka bërë në varrezat në Prekaz, nuk ka vijuar më pas drejt kullës për të ndërruar një muhabet me bacë Rifatin

Por ndryshe nga Thaçi, Mustafa ka “hapur gojë” dhe e ka dhënë një shpjegim pse ka bërë një gjë të tillë, gjithsesi pa ndonjë logjikë bindëse, por duke bërë më tepër retorikë.

I pyetur nga mediat se pse nuk po e viziton familjen Jashari, kreu i LDK-së e njëherësh kryeministër i vendit, ka thënë se me Rifatin do të takohet, por njëherë tjetër(!).

“Sa i përket familjes, unë vetëm kisha me ju përkujtu se 3 ditë apo 4 ditë pas ngjarjes unë e kam vizituar bacën Rifat në Munih, dhe atëherë ai ka thënë se nuk ka nevojë të hapet për familjen Jashari, sepse e gjithë Kosova është në luftë dhe se nuk po vdesin vetëm bijtë e familjes Jashari, por po vdesin bijtë e Kosovës, dhe ka thënë se ai e ndjen vetën keq që nuk ka qëlluar atëherë të vdesë dhe të luftoj me gjithë të tjerët. Përndryshe, nuk ka asnjë arsye të mërzitet dhe të hidhërohet për vdekjen e familjarëve të tij, sepse ata e dinë pse kanë vdekur dhe si kanë vdekur. Kanë vdekur për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. Por ka thënë se mërzitet që kanë mbetur atëherë kufomat jashtë dhe nuk po mund t’i varros. Dhe unë edhe sot në qoftë se shkoj në familje e di përgjigjen e Rifatit. Dhe do të shfrytëzoj rastin që në një atmosferë krejt tjetër të shkoj të bisedoj me ta, por të bisedoj për temat e ndërtimit të kësaj shoqërie, për temat e Kosovës, ndërkaq për trimërinë e tyre kanë folur ata që e kanë dhënë jetën”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Po Veseli? Jo, ai shkon…

Dhe, ndryshe nga Thaçi-Mustafa,  kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka vizituar familjen Jashari ku është pritur nga kryefamiljari Rifat Jashari. Bashkë me Veselin kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të PDK-së dhe të Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast, Veseli ka thënë se Prekazi është vendi ku njeriu mësohet se si duhet të punohet për vendin.

“Nëse ka vend ku kombi ynë çdo ditë duhet të mendojë se çfarë duhet të bëjmë më shumë për vendin, është Prekazi dhe familja Jashari. Prekazi është vendi ku duhet të mësojmë se si punohet për vendin. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, Lavdi Familjes Jashari!”, ka shkruar Veseli.

Jahjaga hyn në kullë, por e bën sefte për herë të parë

Presidentja në detyrë, Atifete Jahjaga, e bëri sefte të kapërcente pragun e Kullës së jasharajve mu në fund të mandatit të saj. Edhe ajo, vitet e kaluara nuk e vizitonte familjen Jashari, por vetëm kryente homazhe në Prekaz. Ndërsa këtë vit, zgjodhi të ndërronte dy fjalë me bacën Rifat.

Jahjaga tha se viziton këtë familje në këtë ditë plotë dhimbje për të por edhe për gjithë Kosovën.

“Pata nderin të takoj Rifat Jasharin dhe anëtarët e kësaj familje dhe të bisedoj me bacën Rifat për sakrificën që e ka bërë kjo familje për ta jetësuar ëndërron tonë, për ta bërë Kosovën e lirë”, ka thënë ajo. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Donika Gërvalla sulmon Isa Mustafën: Trego të vërtetën pse nuk e takon Rifat Jasharin

Donika Gërvalla sulmon Isa Mustafën: Trego të vërtetën pse nuk e takon Rifat Jasharin

“LEXO!”/ Letër zonjës Bovari

“LEXO!”/ Letër zonjës Bovari

Serie A: Interi fiton, Milani humbet, Juventusi kryeson i vetëm

Serie A: Interi fiton, Milani humbet, Juventusi kryeson i vetëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni