Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse Thaçi e Limaj mund të bëhen shkaktarët e rrëzimit të Haradinajt nga pushteti

by te Sheshi
28/04/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 2 mins read
A A
Pse Thaçi e Limaj mund të bëhen shkaktarët e rrëzimit të Haradinajt nga pushteti

Nga Blendi Gashi

Qeveria e Kosovës, më 19 prill miratoi Platformën shtetërore për finalizimin e dialogut me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, me ç’rast e autorizon presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës të delegacionit negociator në bisedimet për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve të dala nga konflikti i vitit 1998/99.

Por lënia e dialogut në dorë të Thaçit po ngjall reagime të mëdha jo vetëm tek opozita por edhe tek partitë brenda koalicionit qeverisës, pasi e shohin si një njeri jo unik për të drejtuar fazën finale të bisedimeve.

Ndërsa Haradinaj, pas platformës së miratuar ka deklaruar se qeveria vetëm e sponzorizon dhe Kuvendit i mbetet më pastaj që të vendosë, kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj haptas në një emision televiziv ka treguar mosbesimin ndaj ish-mikut të tij, Thaçit, duke thënë se nuk është njeriu i duhur për t’i udhëhequr bisedimet me Serbinë.

“Nisma ka problem nëse këto bisedime i udhëheq Hashim Thaçi. Ne kërkojmë që udhëheqësi i këtyre bisedimeve duhet ta këtë besimin e  të gjithë partive në Qeveri dhe nga Kuvendi i Kosovës”, ka deklaruar Limaj.

Ai thotë se të gjithë partitë duhet ta thonë fjalën e tyre për çështjen e dialogut.

“Haradinaj ka folur ne emër të partisë së vet. Qeveria, Kuvendi dhe partitë e tjera nuk e kanë dhënë ende fjalën se kush do ti udhëheq këto bisedime”, ka thënë Limaj, duke shtuar se partia që udhëheq do të kërkojë që drejtuesi i bisedimeve të raportojë për çdo gjë që ndodh në Bruksel.

Por partneri kryesor i koalicionit, PDK-ja kërkon që Thaçi të udhëheq dialogun me Serbinë.

Kreu i kësaj partie, Kadri Veseli në një emision televiziv ka thënë se pret mbështetjen e LDK-së për propozimin që Thaçi të udhëheqë bisedimet, edhe pse partia e Isa Mustafës haptas ka dalë kundër një ideje të tillë.

Duke parë deklarimet “pro et contra” të Veselit e Limajt, tregohet qartë se aktualisht nuk ka një unitet brenda qeverisë për çështjen në fjalë, e cila mund të shkaktojë përçarje të mëdha mes tyre.

Thënë troç, dy-ish miqtë Thaçi e Limaj po vazhdojnë “luftën” mes tyre dhe nga kjo armiqësi më së shumti mund ta pësojë Haradinaj i cili mund ta humbas karrigen e pushtetit nëse Kuvendi nuk vendos që presidenti të udhëheq bisedimet, çka është e mundshme nëse deputetët e NISMA-s nuk japin votën “pro”.

Sigurisht se kjo gjë do të mësohet në momentin që platforma do të diskutohet në një nga seancat plenare ku edhe do vendoset nëse do i jepet apo jo leja Thaçit të udhëheq bisedimet.

Kujtojmë se në platformën tetë-pikëshe ndër të tjera thuhet se “Kosova pret që përfundimi i bisedimeve të çojë në njohje të ndërsjellë duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë tokësore, anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përkrahjen dhe garantimin e zbatimit të marrëveshjes nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Pejë: ndalohen 7 kuaj me cigare kontrabandë ardhur nga Serbia

Pejë: ndalohen 7 kuaj me cigare kontrabandë ardhur nga Serbia

Diferencat mes një vajze të thjeshtë dhe një vajze në një familje mbretërore

Diferencat mes një vajze të thjeshtë dhe një vajze në një familje mbretërore

Arrestohet ushtari serb pak ditë pas kërcënimit të Gjuriçit, reagon Haradinaj: pranë familjes Shoshiç

Arrestohet ushtari serb pak ditë pas kërcënimit të Gjuriçit, reagon Haradinaj: pranë familjes Shoshiç

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni