Përfaqësuesi anglez i futbollit Raheem Sterling u kthye në Angli mbrëmë nga Kupa e Botës në Katar pasi grabitësit e armatosur hynë në shtëpinë e tij.
Siç raporton BBC, hajdutët e armatosur hynë në shtëpinë e Sterlingut ndërsa familja e tij ndodhej aty dhe futbollisti, i shqetësuar për jetën e tyre, u kthye në Angli nga Katari.
Federata e Futbollit të Anglisë njoftoi para ndeshjes kundër Senegalit (3:0) se Sterling po kthehet në vend për shkak të çështjeve familjare.
BBC deklaroi se Sterling do të ketë mundësinë të kthehet në ekip nëse rrethanat e lejojnë. /tesheshi.com/