Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse Rama s’e përmend më Lazaratin, rilindjen e pamundur të fshatit nammadh?

Pas një dite parafushate në Gjirokastër: fshati me emër, as në fjalët e kryeministrit

by te Sheshi
20/10/2022
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 2 mins read
A A
Pse Rama s’e përmend më Lazaratin, rilindjen e pamundur të fshatit nammadh?

Ndër kryefjalët e startit të qeverisjes Rama ishte padyshim Lazarati. Pas afro 10 vitesh qeverisjeje, nën eufemizmin politik të Rilindjes, Lazarati duhet të qe simbol rilindjeje. Sot Rama duhet ta kishte tregues krenarie; pra një fshat me njollë të rëndë, namkeq për të punuarit e jetuarit me kanabis për gati dy dekada, së cilës i hiqej e keqja edhe me forcën e shtetit, për t’u zëvëndësuar me shkëlqimin e një epoke të re edhe për Shqipërinë gjithashtu.

Këtë ka dashur të thotë vetë Rama teksa i kërkohej me ngulm, për gati një vit rresht që nga marrja e pushtetit, që të ndërhynte në Lazarat. Dhe kishte të drejtë kur thoshte se ndërhyrja duhej shoqëruar me ofertë për ata njerëz kokë e këmbë në hashashin që harlisej fshatit në periferi, qendër e kudo, për t’jua zëvëndësuar me diçka aq të mirë sa vetë ata ta urrenin zejen e tyre jo thjesht antiligjore.

Ndërhyrja u bë, por oferta mungoi. Sot Lazarati është po ai, thjesht nuk ka hashash ngado, sigurisht as miliona nëpër duar që nuk kishin nga t’i çonin, i rrënuar ekonomikisht, por dhe i harruar. Ata pak të rinj që ende jetojnë aty, nga ata që e shijuan atë kohë paramadhe, vijojnë të shpresojnë se e gjitha është e përkohshme. Mënyra si e pritën Berishën pak ditë më parë, ishte përkthimi më i mirë i shpresës apo iluzionit më saktë, se fshatit do i kthehej statusi “Made in Kanabis”. Dhe kanë të drejtë deri diku, pasi nuk ka gjë që jua shkul nga koka fiksimin se kanabisi thjesht iu hoq atyre por jo Shqipërisë. Apo ndryshe, ju hoq atyre për t’ju dhuruar Tepelenës!

Dhe vini re: Rama që të mërkurën kaloi gjithë ditën e lume në Gjirokastër, duke biseduar, takuar, ecur, kuvenduar, kumtuar, promovuar, nuk e kishte askund në axhendë Lazaratin. As që e përmendi madje. Mund ta përmendte dhe në emër të asaj çfarë bëri ai me ç’kanabizimin e fshatit, por jo. Pse? Sepse dhe ai e ka të qartë se nuk mundi, ndoshta dhe nuk deshi, që të keqen e atyshme ta kompensonte me një të mirë të madhe rilindase, duke nisur që nga investimet e shumta që duheshin bërë aty, e deri të mbështetja e privilegjuar për banorët, duke i angazhuar ata në “punë të hajrit”. Makar sa gjysma e asaj çfarë është bërë në Gjirokastër, sepse Lazarati nuk është thjesht një fshat, por një histori, sidomos politike. Dhe është e pakuptueshme për Ramën që ndërsa vendosi të bëjë histori me këtë fshat, në aspekt të ç’kabanizimit, është një dështim total në aspekt të investimit. Dhe kur themi investim, kjo fjalë duhej kuptuar si shkëlqim.

Sot Lazarati duhej të shkëlqente, pse jo, shumë më tepër se çdo qytet apo fshat në Shqipëri, për vetë kontekstin delikat që bart, për vetë dimensionin politik që përfaqëson.

Sot, aty, Rama si një sfidant politik, duhej të shkonte për të promovuar jo thjesht Lazaratin fytyrëndryshuar(nëse do ndodhte), por vetë Rilindjen e tij. Fakti që s’e bën, do të thotë që Rilindja ka probleme, të thella madje. /tesheshi.com/          

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Rekordi i Liz Truss: kush ishin kryeministrat britanikë me mandatin më të shkurtër në histori?

Rekordi i Liz Truss: kush ishin kryeministrat britanikë me mandatin më të shkurtër në histori?

Dosjet: hapet rruga ligjore për zbulimin e I.M.-së

Dosjet: hapet rruga ligjore për zbulimin e I.M.-së

Tajvani, admirali amerikan: Uashingtoni të përgatitet…

Tajvani, admirali amerikan: Uashingtoni të përgatitet…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni