Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse po ulen lindjet dhe si mund të nxiten

Ide për trajtimin e në plage sociale me pasoja

by te Sheshi
31/03/2024
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Pse po ulen lindjet dhe si mund të nxiten

pregnant woman holding ultrasound scan on her tummy

Emigrimi i të rinjve ka qenë një faktor madhor për rënien e lindjeve vitin e fundit, por një prirje në rritje për të pasur lindjen e parë në një moshë më të madhe, shpesh për shkak të ndjekjes së arsimit të lartë dhe zhvillimit të karrierës, mund të çojë në reduktim të numrit të fëmijëve që gratë mund të kenë gjatë jetës së tyre, tha znj. Netsuri, me përvojë të gjatë për çështjet demografike.

Ajo evidentoi se ka një prirje në rritje për të pasur lindjen e parë në një moshë më të madhe, shpesh për shkak të ndjekjes së arsimit të lartë dhe zhvillimit të karrierës dhe kjo mund të çojë në reduktim të numrit të fëmijëve që gratë mund të kenë gjatë jetës së tyre.

Ndërsa rolet gjinore evoluojnë dhe më shumë gra hyjnë në fuqinë punëtore, çiftet mund të kenë më pak fëmijë për shkak të sfidave të balancimit të kohës në punë dhe jetës familjare, tha znj. Nesturi.

Sipas saj, gratë e orientuara nga karriera mund t’u japin përparësi ambicieve profesionale mbi krijimin e një familjeje, duke çuar në vonesë ose ulje të numrit të fëmijëve.

Por, sipas saj, mund të luajnë rol edhe faktorë të tjerë si: rritja e numrit të viteve të kaluar në arsim, planifikimi familjar, ndoshta duhet studiuar nga ana shëndetësore sa ndikim ka edhe norma e infertilitetit etj. Ajo tha se në shumë vende politikëbërësit shpesh marrin parasysh masat për të inkurajuar norma më të larta të lindjeve.

Këto mund të përfshijnë politika nxitëse për familjen, stimuj financiarë për familjet e mëdha dhe mbështetje për balancën punë-jetë.

Përpjekjet kanë për qëllim adresimin e rënies së mundshme të popullsisë dhe sfidave që lidhen me të. Megjithatë, në disa vende, stimujt financiarë kanë treguar se nuk janë gjithmonë efektivë.

Sociologja Entela Binjaku thotë se masat në ndihmë të shoqërisë do të duhej të ishin politika shtetërore, nëpërmjet programeve me rëndësi kombëtare.

Ajo tha se duhen aplikuar programe për mbështetjen financiare të të rinjve studentë, të cilët duke u mbështetur që gjatë viteve studentore, kanë më shumë siguri për të ardhmen.

Duhen aplikuar programe për familjet e reja, ku një nga pjesëtarët të jetë në fashën 18-45 vjeç, pra programe që nisin nga kriteri i moshës për të përftuar mbështetje.

Znj. Binjaku sugjeroi programe për gratë shqiptare në moshë fertile që dëshirojnë të sjellin në jetë fëmijë, por për shkak të vështirësive ekonomike nuk e ndërmarrin këtë masë.

Emigrimi i të rinjve dhe rënia e lindjeve po nxiten nga kostoja e jetesës

Kostot për një familje të re në Tiranë, por edhe në qarqet kryesore të vendit janë rritur këto vitet e fundit, kryesisht nga shtrenjtimi jo i zakontë i çmimeve të banesave.

Demografja Ermira Galanxhi thotë se një familje e re, që të vendosë të ketë fëmijë duhet të ketë siguri për banesë me kosto të përballueshme dhe siguri në punë. Sjellja në jetë e një fëmije ka kosto, ndaj dhe kalkulimet e çifteve të reja nuk janë në favor të zgjerimit të familjeve.

Në Tiranë, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për metër katror deri në fund të muajit dhjetor 2023 arriti në 1,548 euro nga 1,095 euro në tremujorin e parë të 2021, sipas të dhënave të indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group.

Krahasuar me fillimin e 2021, çmimet mesatare të shitjes së apartamenteve u rritën me 41%. Edhe çmimet mediane të banesave kanë lëvizur brenda intervalit 991 euro/m² në 1,452 euro/m², shoqëruar me rritje 42,1% nga tremujori i parë 2021 në tremujorin e fundit.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në tremujorin 2023, paga mesatare në ekonomi arriti 71,486 lekë, me rritje reale vetëm 12% në krahasim me vitin 2021. Të dhënat referojnë se çmimi i banesave është rritur më shumë se pagat, duke i vështirësuar më tej kushtet e të rinjve për të blerë banesën.

Në trende pak më të buta janë rritur edhe qiratë. Rritja nisi pas tërmetit 2019 dhe u përforcua edhe më shumë dy vitet me ardhjen e një numri më të lartë turistësh.

Fluksi i vizitorëve ka arritur kërkesën për qira ditore. Tani një pjesë e madhe e apartamenteve në Tiranë po jepen me qira ditore, duke ushtruar presion mbi rritjen e çmimeve të qirave afatgjata.

Nga analiza e të dhënave të databazës së agjencisë imobiliare “Future Home”, çmimet e qirave për një periudhë afatgjatë nga viti 2022 në vitin 2023 janë rritur me 35%.

Drejtuesi i agjencisë së pasurive të paluajtshme, z. Fatjon Hysenbelliu, pohoi për Monitor se në disa zona të Tiranës, rritja e çmimeve është mbi 35%. Qiratë e apartamenteve edhe vitin e kaluar shënuan rritje të lartë.

Banesa është aseti më i domosdoshëm për një familje të re që do të lindë fëmijë thotë demografja Ermira Galanxhi. P.sh. nëse një çift ka një fëmijë do të detyrohet të anulojë planet për një dytë, edhe nëse e dëshiron, nga kostot e larta.

Demografët vërejnë kosto të lartë për infrastrukturën që duhet për rritjen e fëmijëve. Çmimet e shërbimeve arsimore dhe që ndihmojmë në rritjen e fëmijëve janë të larta. Në Shqipëri, shkollat në sistemin fillor mbyllen katër orë para se prindërit të dalin nga puna.

Në këto kushte, familjet duhet të punësojnë një person për pritjen e fëmijëve ose të paguajnë më shumë për programet pas shkolle që në vendin tonë janë shumë të kushtueshme. Demografët pohojnë se qeveria duhet të evidentojë problematikat thelbësore që pengojnë lindjet e dëshiruara që t’i mbështesin familjet e reja.

Zonja Nesturi thotë se duhet të përmirësohet infrastruktura  për çiftet e reja që nuk lindin për arsye ekonomike. Ata duhet të kenë akses në kredi me interesa të ulëta strehim të lirë, infrastrukturë shkollore të lirë, siguri në punë etj. /Monitor/

Related Posts

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Dy ditë “ulje trau” në doganat greke

Dy ditë “ulje trau” në doganat greke

Tre sonda në zemrën e aktorit të madh

Tre sonda në zemrën e aktorit të madh

Rumania dhe Bullgaria, “një këmbë” në Shengen

Rumania dhe Bullgaria, “një këmbë” në Shengen

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni