Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse oligarkët rusë i qëndrojnë besnikë Putinit, paçka sanksioneve?

Një qasje nga kritiku i Kremlinit, Bill Browder

by te Sheshi
12/04/2022
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Pse oligarkët rusë i qëndrojnë besnikë Putinit, paçka sanksioneve?

Pak ditë më parë të gjitha mediat ndërkombëtare raportuan për helmimin e Roman Abramovich. Oligarku rus kishte marrë rolin e “negociatorit joformal” në bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës (sipas informacioneve, raporton BusinessInsider, me bekimin e Vladimir Putinit).

Duke qenë se “shënjestrat” ​​e vërtetë të helmimit duket se kanë qenë diplomatët ukrainas, ndoshta Abramovich ishte thjesht në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Nga ana tjetër, e gjithë kjo mund të ketë qenë e qëllimshme. A donte Kremlini të paralajmëronte në këtë mënyrë Abramovich që të mos e tepronte dhe mbi të gjitha të mos harronte dëshirat e Putinit?

“Në botën e oligarkëve rusë, gjërat nuk janë kurrë ashtu siç duken”

Megjithatë, kishte shumë që kundërshtuan raportet se Abramovich ishte helmuar me të vërtetë. Në vend të kësaj, ata besuan se miliarderi rus e kishte krijuar këtë skenar për të treguar se kishte një distancë mes tij dhe Kremlinit. “Më duket se ai po përpiqet dëshpërimisht të hiqet nga lista e sanksioneve të vendosura ndaj tij nga Perëndimi”, tha autori dhe kritiku i Kremlinit, Bill Browder.

Oligarkët nuk janë biznesmenë të zakonshëm, pra siç e kuptojmë ne këtë term në kuadrin e një sistemi kapitalist demokratik dhe sigurisht që nuk janë të barabartë me Putinin. Ata i shërbejnë Kremlinit dhe Putini është Kremlini.

“Në çdo kohë dhe për çfarëdo arsye, Putini mund t’ua marrë paratë, lirinë dhe madje edhe jetën e tyre”, tha Browder për BusinessInsider. “Kjo ka ndodhur shumë herë në të kaluarën, me disa oligarkë që tronditën elitën ruse. Askush nuk ka guxim t’i rezistojë,” shtoi ai.

Pavarësisht se Perëndimi ka vendosur sanksione të rënda dhe të koordinuara ndaj ekonomisë ruse dhe liderëve të saj, Putini nuk duket i frikësuar. Ndërkohë, bota perëndimore shpreson se do të gjendet “çelësi i artë” për t’i dhënë fund luftës.

Shumica, në fakt, shpresojnë se dikush nga elita ruse do të shkojë kundër të vendosurit dhe do të përpiqet të rrëzojë Putinin ose se do të ketë – qoftë edhe një oligark – që mund të ndikojë në të menduarit e liderit rus. Por ekspertët janë të qartë: Rusia nuk funksionon në këtë mënyrë.

Kur Putini erdhi në pushtet në vitin 2000, gjëja e parë që donte të bënte ishte rrëzimi i rregullave që ishin në fuqi deri atëherë në “klubin e oligarkëve”. Përpara se Putini të merrte frenat e shtetit rus, oligarkët kishin fuqinë për të ushtruar presion duke ndikuar në të njëjtën kohë në pushtetin politik.

Putin donte ta ndryshonte këtë. Sigurisht, nuk është e lehtë t’i thuash një grupi burrash të pasur e të fortë se nuk mund të bëjnë më atë që duan. Por ai e dinte se mund t’i zbuste oligarkët në mënyrën se si mendonte (gabimisht) se mund të zbuste Ukrainën – duke përdorur dhunë. Gjatë viteve, disa oligarkë rusë janë burgosur, internuar, helmuar, zhdukur në mënyrë misterioze ose vrarë.

“Oligarkët kryejnë një sërë funksionesh,” tha Browder. “Gjëja më e rëndësishme, megjithatë, është se ata përshkruhen si administratorë dhe kujdestarë të fondeve offshore të Putinit. Sa më të forta të jenë lidhjet e një oligarku me Rusinë, aq më shumë ka gjasa që ata të përmbushin plotësisht dëshirat e Putinit.”

“Nëse sanksionet kundër oligarkëve të Putinit nuk zbatohen plotësisht, ai do t’i përdorë ato edhe një herë si agjentë për të përmbysur dhe shkatërruar shoqëritë perëndimore nga brenda. Pavarësisht nëse Perëndimi dëshiron ta dijë apo jo – edhe pse duket se më në fund janë zgjuar – Putini është në luftë me Perëndimin dhe oligarkët janë pengjet e tij”. /tesheshi.com/

Related Posts

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Next Post
Pretendime të reja rrëqethëse nga Mariupoli: Ç’tha Zelensky në fjalimin e mbrëmshëm?

Pretendime të reja rrëqethëse nga Mariupoli: Ç’tha Zelensky në fjalimin e mbrëmshëm?

Bojken Lako, vizitë në Drejtësinë që e ndëshkoi

Bojken Lako, vizitë në Drejtësinë që e ndëshkoi

Pretendimi: si do ekzekutohej Thaçi në 2014-ën në Mitrovicë

Pretendimi: si do ekzekutohej Thaçi në 2014-ën në Mitrovicë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni