Përsëri, fuçia 159 litra “u kujdes” për stresin global. Është një fuçi nafte, një njësi matëse në tregun botëror të naftës. Çmimi i një fuçi nafte Brent, i cili shfrytëzohet në Detin e Veriut, në fillim të vitit ishte pak më shumë se 70 dollarë amerikanë dhe tani ka arritur në 90 dollarë – një rritje prej më shumë se 20 për qind.
Këtë rritje të çmimeve e ndiejnë edhe miliona vozitës në pompat e benzinës, sepse benzina që nga fillimi i vitit është rritur për rreth 10 euro cent për litër – me tendencë për rritje të mëtejshme të çmimeve.
Disa gjëra të rëndësishme po ndodhin në të njëjtën kohë në këtë moment, shpjegon Carsten Frisch, analist i mallrave në Commerzbank: “Rritja e çmimeve të naftës është nxitur nga një kombinim i optimizmit ekonomik, ofertës më të ulët të naftës dhe tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.”
Ngjarjet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme në veçanti kontribuan në rritjen e çmimit të naftës. Kohët e fundit, për shembull, shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare iraniane u vranë në një sulm ndaj ambasadës iraniane në Siri, pas sw cili thuhet se ishte Izraeli. Incidente si këto tregojnë se sa shpejt mund të përshkallëzohen konfliktet në rajon – duke ngritur shqetësime për furnizimet me naftë. Kjo i bën pjesëmarrësit e tregut të pasigurt. “Përveç kësaj, kohët e fundit kemi parë një rritje të numrit të sulmeve nga dronët ukrainas ndaj rafinerive të naftës në Rusi”, shton Carsten Fritsch për Deutsche Welle.
Linda Yu nga DZ-Banka beson gjithashtu se tensionet gjeopolitike janë një nga shtytësit kryesorë të rritjes së çmimit të naftës së papërpunuar: “Përveç kësaj, kërkesa ende e ndrydhur dhe dobësimi i ekonomive në Kinë dhe Evropë duhet të rimëkëmbet,” thotë kjo analiste. Perspektivat për rimëkëmbjen ekonomike globale dhe një rritje e kërkesës për naftë po rrisin kështu çmimin e arit të zi.
Bakri dhe ari shkëlqejnë
Ndryshe, çmimet e lëndëve të para, përfshirë bakrin dhe arin, janë rritur dukshëm kohëve të fundit. Kështu, çmimi i një ons ari kohët e fundit tejkaloi 2300 dollarë amerikanë – një rekord absolut. Sipas Carsten Fritsch të Commerzbank, aktualisht mund të flasim për një “rally të mallrave”. Arsyet e rritjes së çmimeve – nga nafta te ari – janë kryesisht të ngjashme: “Në shumicën e rasteve, këta janë tregues të rritjes së kërkesës – ndërsa në të njëjtën kohë oferta e kufizuar për të njëjtën.”
Nën ndikimin e spekulimeve për uljen e normave të interesit nga ana e Bankës Qendrore të SHBA-së, është rritur për momentin edhe çmimi i metalit të rëndësishëm të bakrit për industrinë. Kjo, nga ana tjetër, dobëson dollarin amerikan – duke i bërë mallrat e tregtuara me dollarë si bakri më të lirë për investitorët në zona të tjera të monedhës, duke rritur kërkesën dhe çmimin.
Ari, i cili zakonisht është një strehë e sigurt për investitorët në kohë krize, po ngatërron investitorët dhe vëzhguesit e tregut për shkak të rritjes së çmimeve. Disa prej tyre supozojnë se kjo lidhet me uljen e pritshme të normave të interesit. Megjithatë, Këshilli Botëror i Arit tregon gjithashtu interesin e lartë aktual të shumë bankave qendrore. Siç u tha, së fundmi ata kanë vazhduar blerjen e arit “në sasi të mëdha”. Përmenden bankat qendrore të Kinës, por edhe të Polonisë, Republikës Çeke, Indisë, Singaporit dhe Libisë. Pra, edhe këtu, kërkesa më e lartë “u kujdes” për rritjen e çmimeve.
OPEC: Nuk ka plane për të ulur prodhimin
Në rastin e naftës, një faktor i veçantë kufizues – OPEC. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës shkurtoi prodhimin disa muaj më parë. Në mesin e kësaj jave, ajo njoftoi se nuk ka plane të ndryshojë atë politikë të prodhimit. Kjo ka të ngjarë të kontribuojë në ruajtjen e tensionit në tregjet globale gjatë muajve të ardhshëm – dhe mund të rrisë më tej çmimin e naftës. Gjithashtu, sipas një raporti të Bloomberg, Iraku prodhoi më shumë naftë në mars sesa ishte rënë dakord, dhe eksportet ruse të naftës gjithashtu u rritën. Linda Yu e DZ-Bank parashikon rritje të mëtejshme të çmimeve të naftës në baza vjetore, ndoshta deri në 95 dollarë për fuçi.
Për shoferët, ky lajm për fuçinë 159 litra nuk është i mirë – të paktën jo për ata që përdorin automjete me motor me djegie të brendshme. Zhvillimi i çmimeve të naftës ka pasoja direkte të prekshme në pikat e karburantit. Meqenëse çmimet e benzinës dhe të naftës janë të lidhura ngushtë me çmimet e naftës së papërpunuar, rritja e çmimeve të naftës shkakton çmime më të larta të karburantit. Si rezultat, konsumatorët duhet të futen më thellë në xhepat e tyre kur duan të mbushin rezervuarin e makinës së tyre me djegie të brendshme. Këtë e tregon edhe analiza e fundit e bërë nga ADAC për zhvillimin e çmimeve të karburanteve në muajin mars. Sipas saj, çmimi i një litri Super E10 u rrit për tre javë rresht dhe mesatarisht ishte 1.78 euro.
Nga ana tjetër, çmimi i naftës pothuajse nuk ka ndryshuar. Fakti që nafta ndikohet më pak nga rritja e çmimeve, siç theksojnë ADAC, ndoshta është pasojë e përfundimit të afërt të sezonit të ngrohjes – atëherë kërkesa për naftë për ngrohje, e cila është shumë e ngjashme me naftën, zvogëlohet. /tesheshi.com/