Morgan Freeman është në listën e 963 amerikanëve të ndaluar të hyjnë në Rusi.
Aktori, regjisori dhe transmetuesi amerikan është tashmë pjesë e listës që përfshin themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ish-Zonjën e Parë dhe ish-Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton, politikanen Alexandria Ocasio-Cortez dhe senatoren e ndjerë shumë të tjerë.
Masa e Rusisë është në përgjigje të sanksioneve të SHBA-së të vendosura ndaj vendit pas pushtimit të Ukrainës në fillim të këtij viti.
Arsyeja pse Morgan Freeman u shtua në listë ka të bëjë me një video në të cilën ai u shfaq në vitin 2017. Në këtë video ai akuzon qeverinë ruse për ndërhyrje në demokracinë amerikane.
Më konkretisht, aktori fitues i Oskarit ka marrë përsipër rrëfimin në videon reklamuese të organizatës “The Committee to Investigate Russia”. /tesheshi.com/