Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse Le Figaro “nxit” Bernard Kouchner-in të dëshmojë kundër Thaçit?!

by te Sheshi
09/03/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Pse Le Figaro “nxit” Bernard Kouchner-in të dëshmojë kundër Thaçit?!

Nga Ylli Pata

Një artikull i gazetës konservatore franceze Le Figaro, përgjithësisht e lidhur me qarqe afër me lobet ekonomike pro-ruse dhe pro-serbe, ka tentuar ta fusë në qerthullin absurd të dosjes së Dick Marty-t, edhe ish-kryeadministratorin e parë të Kosovës së çliruar, Bernard Kouchner. Ajo ka shruar së fundi se ish-Kryeaministratori i Kosovës mund të dëshmojë kundër Thaçit – sot president – në të ashtëquajturë\ Gjykatë Speciale për krime të aluduara të UÇK-së.

images (21)

Po vërtet, a mund ta ndërmarrë Kouchner këtë veprim?! A  është ai nga ata burra që mund të dalë kundër, jo thjesht Thaçit, por UÇK-së?!

Pak gjasë ka. Dhe ja arsyet:

Nuk është hera e parë që një pjesë e fuqishme e opinionit dhe lobingjet komunisto-socialiste të Francës sulmojnë mjekun më popullor jo vetëm në Francë, por në të gjithë botën me organizatën e tij Medicine Sans Frontier, e cila fitoi çmimin Nobel për Paqe.

AP090924016885-e1413377814414

Bernard Kouchner është francezi i parë që u dashurua nga shqiptarët e Kosovës. Ai hoqi një pjesë të imazhit të vjetër të Francës filoserbe, dhe në vitin 2007 bindi Nicholas Sarcozy, presidentin e atëhershëm të vendit të tij që e kishte emëruar ministër të Jashtëm për të marrë përkrahje majtas, që jo vetëm ta njohë pavarësinë e Kosovës ndër shtetet e para, por të dilte publikisht më 17 shkurt 2008 e të thoshte para disa nxënësve të një shkolle fillore: “Sot ka lindur një shtet i ri: Kosova”.

Dhe e tha pikërisht Kosova, jo Kosovo.

Bernard Kouchner u thirr nga katër qeveri për të qenë anëtar i kabinetit si të Partisë Socialiste ashtu edhe të Unionit për Republikën, kur ata ishin në ditë të vështira.

Kjo sepse ai është padyshim njeriu që u bë faktor jo nga politika, por nga aksionet e tij humanitare në zonat e krizës.

Në vitin 1991, është i pari që sugjeroi dhe kërkoi me forcë ndërhyrjen e organizatave humanitare në Irak, kur Sadam Huseini po persekutonte popullsinë e tij.

jElvs_

Por ai kthehet në simbol në vitin 1992 në Somali, ku me kolegët e tij doktorë sfidoi politikën botërore dhe OKB-në duke hyrë në zonat e tmerrshme të gjeneralit Aidit për të operuar fëmjë e për të ndihmuar gra të lindin, në një territor ku nuk hynte askush; po po, askush, as dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Në vitin 1992 u kthye në French doctor-in më të famshëm në botë, saqë kur u kthye në Francë të gjithë donin ta përdornin.

Dhe Bernardi hyri në poste dytësore, por vetëm të linjës humanitare vetëm e vetëm për të ndërhyrë në raste krizash, ku Franca mbahet mend si vendi që jo vetëm nuk ndërhynte, por i shkaktonte krizat.

Ai u kthye në ndërgjegjen e zgjuar të rinisë franceze, që akuzonte qeveritë për genocide në Algjeri dhe sjellje çnjerëzore ndaj popujve të kolonive.

Në fillim u bë anëtar i Partisë Komuniste në vitin 1968, më pas u afrua te socialistët. Por më pas u largua dhe mori pjesë në Partinë Radikale Socialiste. Dhe andej u largua. Ishte gjithmonë një i pavarur që nuk thyhej nga urdhëri dhe priste momentin kur do ta thërrisnin pasi çmohej nga opinion publik.

Në vitin 1992, kryeministri francez, Pierre Bérégovoy, një hebre nga Ukraina që u emërua nga presidenti Francois Miterand, e thirri Kouchner si ministër të Shëndetësisë pas famës së tij në Somali.

Bernard Kouchner ishte i pari ministër francez që mbërriti në Tiranë dhe i tha Sali Berishës që po nuk i ndryshove spitalet do të biesh nga pushteti.

TVSH-ja e asaj kohe e çensuroi, madje rasti u dha edhe nga seksioni shqip i BBC-së dhe gazeta atëherë opozitare, Zëri i Popullit.

Largohet nga politika pas disa gjesteve spektakolare që tronditën opinionin publik francez. Jep dorëheqjen nga eruodeputet. Pasi ishte larguar afrohet prapë me Partinë Socialiste.

Mbështet fuqishëm Segolene Royal për të marrë kreun e Partisë Socialiste dhe për këtë bëhet armik me presidentin e sotëm të Francës, Francois Hollande. Me kërkesën e Royal afrohet në qeverinë e Lionel Jospin por urrehet nga të gjithë burokratët e Partisë Socialiste Franceze.

Dhe pikërisht ky detaj i jep fat në karrierë. Në vitin 1999, Jacques Chirac, president i Francës do ta emëronte Kryeadministrator të Kosovës apo Shef të UNMIK, trofe që Parisi e kishte marrë pas organizimit të Konferencës së Rabulliet (Rambujesë).

Dhe është ky post që do ta bënte Kouchner-in jo vetëm të famshëm ndërkombëtarisht por edhe të dashur nga shqiptarët.

Dy janë momentet kulmore të deklaratave të tij brilante, përpos të tjerave. Ishte kryeadministratori më liberal. (Jam dëshmitar i lirisë dhe transparencës që kishte UNMIK në kohën e tij në Kosovë kur punova si gazetar):

Kur vizitoi Kullën e Jasharajve në Prekaz tha frazën lapidare: ‘Jasharajt janë një moment i luftës për liri’. Dhe e dyta ishte në një intervistë me Adem Mikullovcin. Kur ai e pyeti: “Pse z. Bernard nuk hap një ordinancë private me fitu lek?”, përgjigja ishte e prerë: “Pse të hap ordinance (klinika) kur mund të hap pompa benzene?!”, duke goditur me këtë frazë kontrabandën e madhe të karburanteve që zhvillohej në atë kohë.

Dhe realisht në këtë pikë Kouchner ka goditur dy lobe sumë shumë të fuqishme që sot janë në dosjet ndërkombëtare dhe po bëhen gati të largohen nga politika e Kosovës.

Kur doli raporti i Dick Marty-t, Kouhcner ishte i vetmi nga ndërkombëtarët që u tall paq me serbët duke jua rrëzuar absurditetin. Mbahet mend shprehja e tij: “Pse shtëpi e verdhë kur mund të jetë e kuqe?! Por lërini këto dokrra!”

Dhe sot, sulmi ndaj tij është pjesë e një lobi të fuqishëm në Paris që prej vitesh ka marrë përsipër të negocojë me Putinin, por duket se fsheh dhe një inat personal që e ka bërë Bernard Kouchner-in më popullor sesa vetë presidentët francezë. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Pinguini noton 8 mijë km çdo vit, për të takuar njeriun që e shpëtoi

Pinguini noton 8 mijë km çdo vit, për të takuar njeriun që e shpëtoi

Lind fraksioni anti-Rama dhe pro-Blushi në PS me në krye Maqo Lakrorin

Lind fraksioni anti-Rama dhe pro-Blushi në PS me në krye Maqo Lakrorin

Shndërron makinën e tij të vjetër në shtëpinë e lëvizshme më të shpejtë në botë

Shndërron makinën e tij të vjetër në shtëpinë e lëvizshme më të shpejtë në botë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni