Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse iu duhet amerikanëve demarkacioni dhe çfarë fshihet pas patriotizmit të Ramushit për 8 mijë hektarët e humbur?

by te Sheshi
12/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Pse iu duhet amerikanëve demarkacioni dhe çfarë fshihet pas patriotizmit të Ramushit për 8 mijë hektarët e humbur?

Deri më sot, askush nga politika kosovare nuk i është qasur demarkacionit me urtësinë e nevojshme politike. Më saktë: përse amerikanët e kërkojnë me ngulm? A thua vallë ata i duan më shumë malazezët sesa kosovarët, duke iu marrë tokë këtyre të fundit? Nga ana tjetër, ata që e kundërshtojnë më fort atë, siç Ramushi përshembull, vërtet e kanë vetëm për arsye patriotike?             

 Kush thotë se demarkacioni me Malin e Zi është një çështje trojesh apo territoresh, vetëm bën thjesht marketing për t’u hequr më patriot se ç’duhet.

Ajo është një çështje e pastër politike dhe si e tillë ka hyrë në politikën e Kosovës, që kur Ramush Haradinaj nisi projektin e tij tashmë të pandalshëm për t’u ngjitur në qeverinë e Kosovës pas rrëzimit që amerikanët i bënë në vitin 2014, kur ai ishte gati të linte Kosovën pa qeveri vetëm e vetëm që të bëhet kryeministër.

Pikërisht kur u duk se çdo gjë ishte “vaj” për bashkëqeverisjen PDK-LDK që dukej se do të shonte qetësisht pasi kishin shumicën e numrave, Ramush Haradinaj hapi papritur problemin e 8 mijë hektarëve.

Një material konfidencial i amerikanëve i përgatitur për këtë çështje, thekson se nuk është fjala për 8 mijë hektarët e bjeshkës së Bogës që i dhimbsen Ramushit, por tek kundërshtimi  i ndërkombëtarëve që në vitin 2014  ai të bëhej kryeministër i Kosovës. Hashim Thaçi ishte gati ta bënte, madje kur tre vjet më parë më 10 maj 2012, e priti në aeroport si të ishte krahu i tij  i djathtë në qeverisje.

Por ishin amerikanët që e bindën Thaçin që të mos pranonte Ramushin në postin më të lartë, pasi ishin serbët që nuk e donin Haradinajn e Dukagjinit e të Pejës, një telash më shumë për Vuçiçin, i cili i frikësohej një dështimi elektoral si pasojë e avancimit të UÇK-së në “zemër” të Deçanit.

Edhe në vitin 2004 kur Ramushin e hoqën nga kreu  i qeverisë, kanë qenë pikërisht serbët që trazuan situatën duke avancuar me axhendën tipike diversive të djegies së manastireve, çka solli më pas edhe thirrjen e Haradinajt në Hagë.

Ramushi-kryeministër, realisht do të saldonte përfundimisht në Kosovë krahun e luftës, duke mbajtur në politikë këtë rezonancë dhe duke e kthyer vendin në 2/3-tat të një influence me prejardhje nga rezistenca.

Ka qenë pikërisht vera e vitit 2014, ku siç thuhet në materialin e ambasadës amerikane, Ramush Haradinaj u ka dorëzuar atyre fotokopjet e tapive të blektorëve të bjeshkës së Bogës. Janë 8 mijë hektarë pyll që këta banorë e zotërojnë edhe në territorin e sotëm të Malit të ZI.

Realisht çështja e demarkacionit do të duhej të mbyllej sa më shpejt, pasi amerikanët, të vendosur për anëtarësimin e Malit të Z i në NATO, donin ta mbyllnin sa më shpejt si proces, me qëllimin që rusët të mos trazonin situatën në rajon.

Ndërkohë, edhe në pjesën e Serbisë, territor i kufitar pranë pjesës së Kosovës dhe Malit të Zi, është një zonë shumë strategjike pasi është pranë krahinës së Sanxhakut, një tjetër pjesë që cilësohet si e brishtë, ku banojnë muslimanët boshnjakë, të cilët kanë kërkuar nga komunitet i ndërkombëtar mbrojtje nga frika e një hakmarrjeje serbe.

Por çështja më e rëndësishme është që SHBA-ja kërkonte të mbyllte demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që pas saj të fillonte procesi i gjatë dhe i vështirë i demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke parashikuar dhe një autonomi të Sanxhakut.

Partia e Aksionit Demokratik që reziston në Novi Pazar, thirri në verën e shkuar Bekir Izetbegoviçin për të rritur “stekën” e kërkesës, ndërsa serbët shpallën mundësinë e shkëputjes së Republika Srbska.

Pra shurt, kjo çështje është një problem politik e gjeostrategjik. Hapja nga Haradinaj e problemit të 8 mijë hektarëve është thjesht për ta penguar, duke kërkuar “pazar” për mosprekjen nga Gjykata Speciale dhe lejimi që të bëhet kryeministër.

Tashmë që Aleksandër Vuçiç është bërë President dhe që nuk ka rrezik rikthimi i krahut radikal, siç e pati bërë lugat vetë kryeministri aktual serb që ende nuk ka marrë positin e kreut të shtetit, ka gjasa që edhe SHBA-ja të lëshojë pe për Ramushin. Dhe ndoshta kreu  i AAK-së mund të bëhet kryeministër. Po 8 mijë hektarët e beshkëtarëve të Bogës? /tesheshi.com/

Related Posts

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Ambasadori amerikan në Prishtinë: edhe bota e parrehatuar pa u rrehatuar Kosova!

Ambasadori amerikan në Prishtinë: edhe bota e parrehatuar pa u rrehatuar Kosova!

Zëvëndësministrja Gjebrea: Protesta e opozitës, policia nuk ndihet në alarm

Zëvëndësministrja Gjebrea: Protesta e opozitës, policia nuk ndihet në alarm

Nga Ermir HOXHA: Në protestë jo për arsyet e opozitës

Nga Ermir HOXHA: Lubonja me shokë, intelektualë përballë Berishës, aspak të tillë përballë Ramës! Përse?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni