Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse gjithnjë e më shumë turq po blejnë prona të paluajtshme në Greqi?

Efektet e një politike ekonomike: Në Lezbos për Fiter Bajram!

by te Sheshi
16/04/2025
in Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 5 mins read
A A
Pse gjithnjë e më shumë turq po blejnë prona të paluajtshme në Greqi?
83
SHARES

Marrëdhëniet e Greqisë me fqinjët e saj turq kanë qenë prej kohësh të ndërlikuara dhe nganjëherë ambivalente. Si rregull, Turqia perceptohet si një fqinj i paarsyeshëm dhe agresiv – kundër të cilit Greqia duhet të mbrohet. Dhe kjo është arsyeja pse Athina shpërndan më shumë se tre përqind të PBB-së së saj për armatim.

Në të njëjtën kohë, turqit si turistë dhe investitorë janë (kryesisht) të mirëpritur pothuajse në të gjithë Greqinë. Dhe sidomos kur i shpenzojnë paratë e tyre në ishujt në lindje të detit Egje, në ngushticën midis Greqisë dhe Turqisë. Gjegjësisht, në atë zonë vijnë edhe shumë turistë të tjerë nga vendi dhe jashtë vendit.

Në vitin 2024, numri i pasagjerëve që erdhën në Greqi me traget nga Turqia u rrit ndjeshëm, në rreth një milion e gjysmë njerëz. Në vitin 2023, ishin vetëm rreth 800 mijë të tillë.

Rendja e turistëve në ishullin e vogël grek Leros në brigjet turke i ngjan një mini-pushtimi të vërtetë nga Turqia. Deri 20 vjet më parë, Leros kishte një reputacion të keq, si një ishull me një nga klinikat psikiatrike më të këqija në Evropë. Dhe sot është një parajsë turistike për vizitorët nga Turqia.

Udhëtimi me traget nga Turgutreis në Turqi, afër Bodrumit, në ishull zgjat vetëm rreth një orë. E nga ana tjetër duhen gati dhjetë orë nga Pireu. Dhe kështu, gjatë ditëve të verës, qindra turq vizitojnë Lerosin dhe disa kanë blerë një shtëpi pushimi në ishull ndërkohë. Vendasit presin me padurim vizitorë kryesisht më të pasur financiarisht nga ana tjetër e detit Egje, mysafirë që dinë të vlerësojnë ushqimin dhe pijen e mirë.

Situata është e ngjashme në Lesbos, Kios dhe Samos. Që prej hyrjes në fuqi të programit të dhënies së thjeshtuar të vizave turistike për dhjetë ishuj (për të cilin u ra dakord pas takimit mes Mitsotakis dhe Erdogan në Athinë në fund të vitit 2023), ka pasur një fluks të vërtetë edhe të vetë turqve. Dhe jo vetëm gjatë verës. Në fund të marsit, mijëra turq zgjodhën Lesbosin si vend për të festuar Fiter Bajramin, pra fundin e Ramazanit.

Rritja e investimeve turke

Jo vetëm që volumi i turizmit turk në Greqi po rritet, por edhe investimet turke janë rritur. Në rreth 548 milionë dollarë amerikanë në vitin 2024, ato, pa dyshim, janë ende në një nivel të ulët (sidomos kur i krahasojmë me rreth 6.8 miliardë euro investime gjermane në Greqi), por sipas Bankës Qendrore Turke, ato janë dhjetëfishuar që nga viti 2022.

Turqit investojnë kryesisht në prona të paluajtshme, sepse hapet mundësia e marrjes së të ashtuquajturës “vizë e artë”, me të cilën më pas kanë të drejtë të regjistrojnë qëndrimin e tyre në Greqi për një periudhë pesëvjeçare, që do të thotë se mund të lëvizin lirshëm brenda zonës Shengen. Pas kinezëve, turqit janë grupi i dytë më i madh i interesuar për këtë program investimi. Vitin e kaluar në Greqi janë regjistruar gjithsej 9289 aplikime për leje qëndrimi sipas rregullit të “vizës së artë”. Nga këto, shtetasit turq kanë paraqitur 1356 kërkesa.

Liria e lëvizjes për të pasurit

Ky program ndihmoi shumë qytetarë të pasur nga vende jo anëtare të BE-së për të fituar të drejtën e qëndrimit në Greqi dhe vende të tjera të BE-së. Në të njëjtën kohë, ky program ndikoi në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme, veçanërisht në Athinë dhe Selanik, kështu që ndërkohë u bë e vështirë për grekët që merrnin paga mesatare të gjenin apartamente të përballueshme. Kjo ka ndodhur edhe në Spanjë, prandaj qeveria e re në Madrid vendosi të braktisë programin e “vizave të arta”.

Qeveria e Athinës ende nuk po heq dorë nga ky program, por ngadalë po rrit shumën e investimit minimal që kërkohet për të pasur të drejtën për një “vizë të artë”.

Fillimisht, investitorët e huaj duhej të blinin pasuri të paluajtshme me vlerë të paktën 250,000 euro në mënyrë që të kualifikoheshin për një leje qëndrimi pesëvjeçare në Greqi. Dhe më pas në fillim të vitit 2023, kufiri i poshtëm u rrit në 400 mijë, por vetëm për zonën e Athinës, Selanikut, Mikonosit dhe Santorinit.

Për lokacionet e tjera, kufiri prej një çerek milioni euro vazhdon të zbatohet. Nga 1 shtatori 2024, kufiri i ri është 800,000 euro për rajonet e Atikës, Selanikut, Mikonosit, Santorinit, pra për ishujt me më shumë se 3,100 banorë. Për pjesën tjetër të vendit, investimi minimal i kërkuar tani është 400,000 euro.

Pavarësisht kësaj rritjeje, kërkesa për viza mbetet e lartë, veçanërisht nga qytetarët e Kinës, SHBA-së, Rusisë, Izraelit dhe Turqisë. Ka ende një numër mjaft të madh të qytetarëve turq që mund të blejnë pasuri të paluajtshme në Greqi, dhe kjo ka shkaktuar së fundmi shqetësime tek qytetarët dhe politikanët konservatorë grekë. Sidomos kur bëhet fjalë për blerjen e pasurive të paluajtshme në Traki, domethënë në ishujt e Egjeut Lindor.

Shqetësimet në Greqi

Është një temë që po instrumentalizohet politikisht në radhët e partisë në pushtet Neo Dimokratia (ND). Një gamë e tërë përfaqësuesish, kryesisht nga radhët e së djathtës tradicionale, janë të pakënaqur me politikën e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ndaj Turqisë. Ata gjykojnë se kryeministri është shumë i butë ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe po mundohen ta detyrojnë atë të marrë një kurs më të ashpër ndaj fqinjëve të tij.

Për më tepër, partitë e ekstremit të djathtë po u fryjnë në qafë përfaqësuesve konservatorë të ND. Vlerësimi i të djathtës ekstreme po rritet në sondazhet e fundit dhe kjo është arsyeja pse politikanët konservatorë të ND-së po përpiqen të profilizohen si patriotë edhe më të mëdhenj, edhe më të zjarrtë. Kështu, për shembull, në fund të marsit, njëmbëdhjetë përfaqësues të shqetësuar të ND në parlament pyetën se çfarë po ndodhte me “blerjen agresive të pasurive të paluajtshme” nga persona me origjinë turke.

Ata kërkuan që të gjitha ministritë përkatëse të sigurojnë regjistrime të vëllimit të përgjithshëm të këtyre transaksioneve të pasurive të paluajtshme në zonat e Thrakisë, Lesbosit, Minosit, Kiosit dhe Dodekanezit.

Shqetësim ka edhe në pjesë të tjera të publikut grek. Disa kanë frikë se spiunë turq ose anëtarë të mafias turke mund të jenë mes blerësve. Ndaj dhe shërbimi sekret grek EYP vërtet po kontrollon më intensivisht disa marrëveshje që lidhen me blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme.

Turqit laikë në kërkim të paqes

Në realitet, duket se shqetësimet për “blerje agresive të pasurive të paluajtshme” janë të tepruara. Midis pronarëve të rinj turq të pasurive të paluajtshme në ishujt e përmendur, ka njerëz të pasur me orientim laik, njerëz që thjesht duan të shijojnë pushimet e tyre në një vend laik, ose njerëz që duan të investojnë në mënyrë specifike në Greqinë e qëndrueshme dhe relativisht të lirë.

Nga ana tjetër, shumë blerës të pronave të paluajtshme kryesisht më të lira në Traki, në rajonin kufizues me Turqinë, janë muslimanë me origjinë turke që kanë nënshtetësinë e një anëtari të BE-së, njerëz që kanë punuar për shumë vite në Gjermani, Belgjikë apo Evropën Veriore. Këta janë njerëz që duan ta kalojnë pensionin e tyre në tokën e BE-së dhe në një distancë të afërt nga atdheu i tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
A do të ndalojë Bashkimi Evropian Visa, Mastercard dhe Paypal?

A do të ndalojë Bashkimi Evropian Visa, Mastercard dhe Paypal?

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Doni më për Izraelin? Ja kush janë viktimat më të fundit…

Doni më për Izraelin? Ja kush janë viktimat më të fundit…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni